POL ELUAR – poezi

0
1169

POL ELUAR
( Paul Eluard )
1895 – 1952

Paul Eluard, pseudonim i Eugène Emile Paul Grindel (Saint-Denis, 14 dhjetor 1895 – Charenton-le-Pont, 24 shtator, 1952), ishte një poet francez, një nga figurat kryesore të lëvizjes surealiste.

KURBA E SYVE TË TU RRETH ZEMRËS

Kurba e syve tu rreth zemrës
rrota një lëvizje valleje dhe ëmbëlsie,
aureolë kohe e arkë nate dhe besim
dhe nëse nuk e di atë që kam jetuar
është sepse jo gjithmonë sytë e tu më kanë parë.

Gjethet drite dhe shkumë vese
kallama të erës, qeshje aromatike,
krahë që mbulojnë botën me dritë,
anije që mbajnë qiellin dhe detin,
gjah tingujsh dhe burime ngjyrash,

parfume të hapura nga një strofull agimi
vendosur gjithmonë mbi kashtë yjevesh,
ashtu siç jeton dita prej pafajësisë,
kështu jeton bota prej syve të tu të kthjellët
shkon edhe gjaku im ne ata sy

ATA PORTOKALLI BOSH TUAJ FLOKËT NË BOTË

Ata flokët e tu ngjyrë portokalli në zbrazësinë e botës,
në zbrazësinë e qelqeve të heshtjeve të rënda dhe
të hijes ku me duar të zhveshura kërkoj çdo refleks tëndin,

Utopia është formë e zemrës tuaj
dhe dashuria jote i ngjan dëshirës sime të humbur.
Ose psherëtima qelibari, ëndrra, shikime.

Por jo gjithmonë ke qenë me mua, ti.
Kujtesa m’u errësuar për të të parë të vije
e të zhdukeshe. Ka fjalë si koha dashuria .

DITA LIND

dita lind
unë mendoj për ty
dita nis
unë mendoj për ty.

edhe në ëndrrat e mia më të çmendura
unë prapë mendoj për ty
sepse ti je pjesë imja
dhe nuk do mund të jetoje kurrë
pa mua.

ta kushtova këtë poezi
për të të thënë thjesht
të dua…

Përktheu : Fasalli Haliti