Nga Skënder MULLIQI
Ngjarjët politike sidomos viteve të fundit, krijuan atmosferë mbytëse. Politikanët tanë ishin ata që krijuan atmosferë të turpit duke filluar së pari më lojërat e koalicionit, me gazin lotësjellës, më protesta në kryeqytet të dhunshme e të pa dhunshme. Gjitha këtyre iu kan paraprirë vëndimet e këqija politike së pari të Qeverisë Thaçi, pastaj të Qeverisë binomiale Thaçi –Mustafa. Këta pa e njoftuar shumë opinionin në Bruksel nën shkruan marrëveshjën më të dëmshme për Kosovën. Marrvejshjën për “Zajednicën” e nënshkruan në Bruksel, kurse marrveshjën e dytë po ashtu në dëm të vendit – Demarkacionin më Malin e Zi e firmosën në Vjenë të Austrisë.
Gadi harrova ta përmendi këtu edhe deklaratën e fyese të serbit Jabllanoviq karshi grave shqiptare. Nga kjo deklaratë e shovenistiti Jabllanoviq edhe filluan protestat. Pushtetarët ishin të vendosur që të mbesin më çdo kusht në pushtet, duke mos dhënë dorëheqje si kategoria më madhore politike dhe morale. Sikur kjo botë ekziston vëtem për ta dhe për tua rregulluar standardin e tyre. Mbetjën e tyre në pushtet e mundësoi edhe Opozita heterogjene e cila e kishte rastin e mirë që këtë regjim të instaluar totalitarë ta largonte nga pushteti. Kjo nuk ndodhi së duket së pushteti arriti të amortizon vlugun e prostetave. Krahas kësaj situata edhe ashtu e keqe ekonomike dhe politike veq sa shkoj duke degraduar. U thellua varfëria, pa punësia, emigrimi masovik i popullatës drejt shteteve të Perëndimit.
Secilën ditë punuan keq, duke topitur proceset zhvillimore dhe proceset demokratike. U rrënuan vlerat kruciale të shoqërisë, e cila në vend të përparimit të gjithëmbarshem po bëhet shoqëri e mashtruar, shoqëri e varfëruar dhe shoqëri e pasivizuar. Njeriu më mendje dhe shëndet normal nuk ishte dashur të bëhet vrojtues pasiv i gjithë atyre ngjarjeve të cilat pikërisht ndodhën në kurrizin e tyre. Gjithë ajo cirkusiadë që ndodhi në Kuvend nuk i turpëroi këtë kastë politike. Këta e kan humbur moti ndjenjën e turpërimit për veprimet e tyre të jashtligjshme, për veprimet e shumta abuzive karshi shtetit.
Dhe, çka është më e keqja nuk po kërkohet ndonjë zgjedhje adekuate të krizës politike dhe krizës ekonomike. Bie pyetja, a janë zgjedhjët alternativa më e mirë ?Përkohësisht po, që të qetësohet situata, por për kohë më të gjatë drojë së jo. Strukturat relevante të BE-së, sikur më qëllim e futën Demarkacionin si kusht për liberalizim të vizave pas udhërrefyesit. Ratifikimi në Kuvend nuk do të kalon bash lehtë mendoj, unë sepse. edhe mbrenda koalicionit qeverisës lidhur më këtë çështje ka divergjenca. Kësaj radhe kur shtrohet serish çështja e Demarkacionit, opozitarët kan paralajmëruar së do të bashkohen.
Mundësitë që të eskalon situata politike rishtazi janë të mëdha, kur dihet së “Zajednica” dhe Demarkacioni i paten bashkuar në një frontë të përbashkët opozitarët kundër qeverisë Mustafa – Thaçi. Tash kemi një situatë të re politike pasi, që PDK-ja arriti ta marr postin e presidentit. Veseli si kryekuvendar dhe i pari i PDK-së, nuk do të jetë shumë i interesuar ta përmbajë koalicionin. E kam thënë edhe më herët së PDK ka për qëllim që pos postit të të parit të shtetit ta këtë edhe postin e kryeministrit të vendit, natyrisht duke shkuar në zgjedhje të parakohshme. Të gjithë duhet të jemi të brengosur për fatin e vendit, sepse jemi shteti më ri dhe më i vogli në Evropë.
Edhe nese dikur bëhemi pishman pse e lejuam rrukullisjën e qerrës, do të jetë shumë vonë. Dëmet do të mbesin dhe shumë nga këto dëme do të jenë të pa riparushme edhe për një kohë të gjatë. Tërësinë territoriale të Kosovës nuk duhet lejuar të bëhët, sepse për territore u derdh shumë gjak historikisht edhe në luftën e fundit. Mos të lejojmë që gjerat të na ikin nga kontrolli. Deri më tash qytetarët shumë iu kan nënshtruar dezinformatave dhe shantazheve të këtij pushteti. Situata politike dhe gjendja ekonomike të dobëta, na kan lën largë shteteve të zhvilluara dhe demokratike.Çdo ndodhi e pa mirë politike na zbeh edhe më shumë imazhin para botës demokratike. Me fatkeqësit tona ashtu të shprehem nuk kan mundësi që rregullisht të meren miqët tanë.
Mos të mbesim jashta kulturës dhe civilizimit të lashtë evropian, së pikërisht populli ilir ishte më i lashti në Ballkan dhe më gjerë. Pritimivizmat dhe provincializmat mund të na dërgojnë deri të konfliket e ndërsjella shumë të dëmshme. Kjo strukturë politike nuk po i jep gjasa inkuadrimit të të rinjve në jetën politike dhe shoqërore të vendit. As unë por edhe shumë të tjerë bësoj nuk do të kishin dëshirë të shkruajnë për këto gjera. Shteti i Kosovës ka mjaftë probleme të natyrës ekonomike, sociale dhe zhvillimore që të flasim rregullisht për temat politike dhe këta politikanë të cilët nga lakmia për pushtet dhe për të mira materjale e kan humbur moti rrugën në oborr…