3 poezi nga José de Sousa Saramago

0
930
Jose Saramago

XHOZE SARAMAGO
( ʒuzɛ saɾamaɡu )
1922 – 1998

José de Sousa Saramago ( IPA: [ ʒuzɛ saɾamaɡu ] )
(Azinhaga, 16 nëntor 1922 – Tias , 18 qershor 2010) ishte nje shkrimtar, kritik letrar, poet, dramaturg. Çmimi Nobel për Letërsi në Vitin 1998.

1. DITA JO

Me peizazhe gënjeshtare
me agime dhe dritëhëne
me trëndafila dhe parfume
me dehje false
poezia zhvishet
me këto rroba të huajtura
dhe qoftë e cekët qoftë e limuar
si gurë të kalcinuar
dhe mos fol më për zemrat
as për sendet delikate
dhe të mos e thuash kur është një jo
dhe të mos pretendosh maskaradat
nëse në fytyrë ndjen të qarën
të fshihet nga turpi
dhe t’i drejtosh britmat e saj
në veshët e taposur
dhe do të flasë për mua
me fjalë të hidhura
kështu qoftë poezia
rrugë dhe porta të hapura së katrash.

Ah ç’nostalgji po-sh
në ato rima të ankthshme

2. FJALË DASHURIE

Të harrojmë fjalët, fjalët :
të butat, kapriciozet, të dhunshmet,
të ëmbla mjaltë, ato të turpshmet,
me ethe, të uriturat dhe të eturat.

Të lemë që heshtja të japë një kuptim
që të pulsojë gjaku im në barkun tënd;
që fjalë ose bisedë kurrë të mos mund
të thotë dashuri në gjuhën e farës?

3. IVENTARI

Nga se janë bërë gishtat e tu,
nga ç’fildish kofshët e tua të lëmuara,
nga cilat lartësi në hapin tënd arriti
bukuria e dhisë së egër nga ç’hapa.

Nga ç’manaferra të pjekur e kanë shtrydhur
shijen paksa të thartë të gjinjve të tu,
nga ç’Indi bambuja e belit tënd,
ari i syve tu, nga ç’vend vjen.

Nga ç’gurgullimë vale shkon të kërkosh
rrugën gjarpëruese të ijeve të tua,
nga ku lind freskia e burimit
që gurgullon nga goja, kur ti qesh.
Nga ç’pyje – deti u shkëput
dega e koralit të venave,
ç’parfum lajmëron ardhjen tënde
të më ngjeshësh dëshirat e natës.

Përktheu: Faslli Haliti