Xu Lizhi
NJË LLOJ PRO FECIE
Xu Lizhi (Chinese: 许立志, 1990 – 30 shtator 2014) ishte një poet kinez dhe punëtor fabrike. Xu punoi për kompaninë shumëkombëshe telematike Foxconn, si punëtor migrant elektronik dhe tërhoqi vëmendjen e mediave pasi ai bëri vetëvrasje, pas së cilës, miqtë e ti publikuan koleksionin e poezive të tij, që ishin përkthyer në gjuhë të ndryshme.
Poezia e tij është paraqitur në Chuang 1 (“Gjeneratat e Vdekura”), një koleksion esesh të botuara nga AK Press me autorë të Komunistëve Kinezë, të cilët janë deiluzionuar ose zhgënjyer nga rezultatet e prodhuara nga Partia Komuniste Kineze.
Pleqtë e vendit thonë
se i ngjaj gjyshit tim kur ishte i ri
mua s’më dukej, por me gjurmë dëgjomëni
për këtë jam i bindur
Pothuajse rridhnim nga e njëjta mitër
gjyshi im dhe unë kam të përbashkët
shprehjen e fytyrës, temperamentin, pasionet
pleqtë e quajtën atë “kallam bambuje”
kurse mua “varëse rrobash”
Ai i maskonte shpesh mendimet e tij
Kurse unë shpesh jam deri servil
Atij pëlqente të mendonte
Unë besoj te parandjenjat
Në vjeshtën e vitit 1943
demonët japonezë na pushtuan
dhe atë e dogjën të gjallë
Ai ishte 23 vjeç,
Këtë vit
Edhe unë jam 23 vjeç
Zhu Zhu
DUKE DREJTUAR DREJT NJË PLANETI TJETËR
Ky qytet nuk ndryshon prej dy shekujsh
ecën me mund që larg, për të depërtuar natën.
Duart binarëve që rrahën tokën
Rrinë stoikë si një shofer që gjen kujtesën.
Një njeri fluturoi nga trupi i tij
treni hyn në stacion. Shoh që treni është një seri e dritaresh
të lidhur me hekur më rezistent se sa litari
era i mbyt njerëzit me avujt e diellit.
Chu Tzu-ch’ing
Ch’en Tzu-ch’ing, i quajtur Yu-hu, lindi në Hsiang-shan, Chung-shan modern në provincën Kuang-tung. Një chu-jen i vitit 1846, Ch’en ishte një poet i mirë, shkrimi i tij u mblodh në Ch’eng-chen-hua chai-shih, dhe ai shkëlqeu në peizazhet e pikturës. Duke pasur parasysh ngushticat ekonomike të familjes së tij, Ch’en shiti pikturat e tij për jetesë.
NATË NË BREG TË LUMIT
Çati e heshtur në qiell,
flashet e rreze drite,
lumi që rrjedh në errësirë,
brigje të kufizuara nga shelgjet.
Shelgjet zgjaten në drejtim të shelgjeve
si të duan të shtrëngojnë duart
ose për të folur për sekretet e lumit.
Shelgjet përkulen në lumë,
lumi pasqyron hijet e tyre.
Janë shelgje hijet të shelgjeve
apo imazhe të qenies së tyre?
Dritat e brigjeve
depërtojnë në zbrazëtirat midis degëve
mbi ujë ata krijojnë shirita të ndryshme
të qartë të errët
si në agim midis reve lindore.
Pak reflekse të qarta zbulojnë lumin
dhe melankolinë e rrjedhës së tij në errësirë.
Nga poezia moderne kineze (Editori Riuniti, 1962)
Përktheu: Faslli Haliti