28 MARS 1999, 5.000 FAMILJE NËN NJË ÇATI

1
617
Eksodi kosovar

Shkruan Hajrush Redenica

28 mars 1999, dy dekada më pare, ishte një ditë gëzimi, por dhe zhgënjimi për komunitetin musliman, ngase ishte Ditë e Madhe – Dita e Bajramit, por forcat çetnike vepronin në qytetin e Prishtinës, duke dëbuar njerzit nga shtëpitë e tyre. Ata pamëshirshëm vranin gra, fëmijë e pleq; digjshin e shkatërroshin çka gjenin përpara.

I erdhi radha lagjes sime – Sofalisë. Çetnikët nuk e harruan lagjen më të bukur në kryeqytet. Fillimisht dërguan një bandit, sa për ta provokuar popullatën dhe fillojnë të gjuajnë në drejtim të shtëpive, dhe me atë rast, ishte një veturë në lëvizje, të cilën çetnikët e gjuajtën, me ç’rast snajperisti serb e vrau një vajzë shumë të bukur, TEUTËN dhe provokatorët u larguan me shpejtësi, në drejtim të qytetit.

Popullata, edhe pse ishte në ankth, filloi për fëmijët e tyre të përgatis drekë, për festën e Bajramit, por një pjesë e madhe nuk mundi që ta kryejë drekën, sepse arritën forca të mëdha serbe që u futën në lagjen e Sofalisë. Popullata e mjerë u fut në pyllin, në periferi të qytetit të Prishtinës, të cilat egërsisht filluan të djegin shtëpi, ahure, stogje sanësh dhe çdo gjë që gjenin përpara, duke shkatërruar me granatimet e tyre. Atë shqiptar që e takonin, e maltretonin në mënyrat më mizore, siç ndodhi edhe me Hetem Ramën, të cinin e masakruan për së gjalli. Maltretuan mizorisht, deri në alivanosje edhe Ilmi Pirevën. Dilte tym e flakë në të gjitha anët.

Nëpër pyll, popullata e pambrojtur vazhdonte udhëtimin e pashpresë. Kishtë shumë fëmij[, gra shtatzëna, pleq të sëmurë. Nata na zuri në pyll. Ishim afro 5 000 veta. Qanin fëmijët pa u ndalur. Granatimet e NATO-s dëgjoheshin në të gjitha anët. Për një moment u dëgjua një fëmijë kah qante me një zë shumë të tmerrshëm. Të gjithë menduam se është një fëmijë çalaman. Një nënë shqiptare, zonjë aq e bukur shpirtërisht, u afrua tek ai fëmijë dhe e pyeti nënën e tij se qka ç’ishte vogëlushi që po qante aq tmerrshëm. Nëna e fëmijës i tha se është i uritur, ngase s’kishte ç’t’i jepte, ngase as gjiri nuk i kishte më qumësht. Zonja u afrua, e mori vogëlushin dhe e mëkoi me gjirin e saj, e pas kësaj fëmija u qetësua. Pra, aty nuk u dike se kush ishte nëna a babai, vëllai apo motra. Të gjithë e ndihmonim njëri-tjetrin aq sa mundnim.

Por çka po ndodh sot?!

Popullata vazhoi rrugëtimin në drejtim të Mramorit. Atje popullata vendëse na priti ngrohtësisht me mundësitë e veta që i kishte. Me bukë, kripë e zemër. Organizimin e kishte bërë edhe UÇK-ja. E pyeta një ushtar se a mund të gjenim ndonjë transport për në Krilevë. E ushtari më tha, me plot dashamirësi se ku të duam, në territorin e Kosovës, mund të shkonim. ngase tranporti ishtë falas.

Nga Mramori popullata u nda në disa grupe, kush se kah mundte të gjente vende. Unë u nisa, bashkë me familjarët e mi në drejtim të Krilevës, fshat ky afër Dardanës (ish- Kamenica). Aty na zuri nata e dytë, Shkuam në shtëpinë e Ejupit. Kisha me vete edhe një familje gjashtanëtarëshe nga Mleqani i Drenicës. Pushuam një natë në Krilevë. Të nesërmen, më 30 mars, vazhduam rrugën për në Gjyrishevc të Dardanës. I ndërronim traktorët në çdo fshat, derisa arritëm në shtëpinë e Zeqir Rafunës. Ishim 15 anëtarë. Edhe aty gjetëm strehim. Nuk shkoi shumë kohë, erdhi edhe një familje 10-anëtarëshe e Sefedin Redenicës. Ishim 25 refugjatë dhe 28 anëtarët e familjes Rafuna, ku u bëmë 53 anëtarë, në një shtëpi, por aty filluan të vinin edhe ushtarë, mysafirë, kalimtarë rasti dhe ishte një shtëpi me shumë banorë. Ditët ecnin e ne na vinin lajme të ndryshme për familjarët tjerë. Malësia e Gallapit u stërmbush me banorë.

Filluan që të harxhoheshin ato pak rezerva buke, prandaj shkonim kush mundeshim, te Mulliri i Kopernicës për të blerë miell. Mulliri ishte pronë e heroit të kombit, ISMET PRAPASHTICA. Ky pronar, aty për aty e tregoi heroizmin e vet si në luftë, ashtu edhe në paqe, se nuk na pyeste fare se a kishim para për të blerë miell. Kush kishte, paguante e kush s’kishte, nuk e kthente pa miell. Unë Hajrush Redenica, personalisht kam pasë marrë 400 kg. pa pagesë. Saherë që shkoja, nuk më pyeste për paratë. Një rast pronari pyeti se kush kishte grurë në shtëpitë e tyre, të ndahej anash, me qëllim që malësorët të qëndronin për të marrë miell. E kush kishte grurë, u tha ta sillnin në milli, ngase Malësia qe stërngarkuar me populate. Ashtu u veprua të nesërmen dhe u mbush mulliri me grurë.

Ditët po ecnin, granatime, maltretime, vujtje, mjerim. Vinin lajme vetëm të këqija. Forcat çetnike serbe nuk e harruan as Dardanën me rrethinë. Më 11 maj rrethuan Hogoshtin, Koperrnicën, Shipashnicën, Muqiverrcin, Roganën, Hodonovcin, Karaçevën etj. Merrnin burra dhe i zgjedhnin më të zotët, të cilët i dërguan në Karaçevë, ku i pushkatuan mizorisht. Po ashtu, në Koperrnicë e pushkatuan veprimtarin e çështjes kombëtare, Prof. Ismajl Ismailin. Isha në malet e Zidollit, prej nga vëzhgoja terrenin e Hogoshtit, me ç’rast filloi t’i dalë tymi Hogoshti, ku dogjën shumështëpi, maltretonin mizorisht gra, fëmijë, pleq.

I ndanë nga familja e tyre dhe mizorisht i pushkatuan ( Ramadan Latifaj, Hogosht; Mehmet Sabedini, Hogosht; Ahmet Mehmeti, Gregjenik; Musa Morina, Hodonovc; Emin Jerliu, Dazhnicë; Zylfi Kastrati, Hogosht; Ramadan Sijarina, Feriqevë; Ismail Morina, Hodonovc; Fadil Zubaku, Topanicë; Halil Morina, Hodonovc; Asllan Thaçi, Karaçevë; Shemsi Isufi, Rahovicë; Rafet Isufi, Koretin; Arsim Isufi, Rahovicë; Nevzad Kryeziu, Roganë), si dhe shumë heronj të kombit, që vinin nga rrethina e Dardanës, si Isa Kastrati, Hogosht; Besnik Marovca, Magure; Musli Imeri, Kamenicë; Agush Isufi, Gjurishevc; Driton Krivaça, Kamenicë; Avdi Gjaçku, Hogosht; Emin Kryeziu, Roganë; Selver Kryeziu, Roganë; Xhelil Sopi, Pertit Ramadan Kastrati, Karaçevë)etj. Këta emra gjenden të skalitur edhe në Lapidarin e KIKËS dhe në librin KIKA II, Prishtinë, 2018, autor i të cilit jam unë Hajrush Redenica.

Dërgoi për publikim, Zymer Mehani, gazetar

1 KOMENT

  1. Hajrush,

    Fillimi i artikullit thote se komunisti musliman paska qene i kisheruar!!!!!

    O HAJRUSH ABU Redenicoviqi,

    SHTETI I SERBISE ME TE GJITHA INSTANCAT RELEVANTE KA LUFTUAR PER TE E SHFAROSE KOMBIN SHQIPTAR, E JO MULSIMANET… POR KOMBIN SHQIPTAR.

    MULSLIMANET KANE QENE TE PERNDJEKUR POR EDHE NE SHUMICA NE KOSOVE,… E QE JEMI SHQIPTARË POASHTU NA KANE PERNDJEKUR EDHE ATE SHUMË MA SHUMË SE JUVE MULSIMANEVE.

    SHUMICA E VIKTIMAVE TE TERRORIT SHKAVELL KANE QENE SHQIPTAR… E JO misliman.

    Jane shkterruar 170 mije SHTEPI SHQIPTARE… NDERSA jane shkaterruar vetem 20-30 faltore Muslimane.

Komentet janë mbyllur.