GJIN MUSA
SHQIPONJA E DUKAGJINIT
(KUSHTUAR PILOTIT DËSHMOR NDUE LOGU)
NJERËZIT E BËJNË HISTORINË DHE AJO U SHKON PAS.
NDUE LOGU, PËR SHEMBULL…NUK E KA ENDE TË SHKRUAR
HISTORINË E TIJ NGA GAZETARËT E SHKRIMTARËT. PO PENA E
KOHËS AS NDRYSHKET, AS HARRON TË SHKRUAJË PËR
ATDHETARË SI NDUE LOGU… HYSNI MILLOSHI
DY FJALË SI PARATHËNIE
Kishte vite që e vërtisja në mendje idenë për të shkruar një libër për djalin trim të Dukagjinit, pilotin Ndue Logu, dëshmorin e Atdheut që ra në krye të detyrës. E ndjeja edhe si një obligim të dyfishtë, e para se e kisha nga krahina e vendlindjes sime, Dukagjini. Dhe e dyta, se në një moment të caktuar detyrat ushtarake na bashkuan në të njëjtin repart dhe aty u lidhëm me një miqësi vëllazërore, që veç vdekja e tij e ndërpreu.
GJATË VITEVE KISHA SHKRUAR HERË PAS HERE ARTIKUJ NË ORGANE TË NDRYSHME TË SHTYPIT, APO KISHA PËRGATITUR NDONJË EMISION NË RADIO, KUSHTUAR PILOTIT DËSHMOR. KISHA LEXUAR EDHE MJAFT SHKRIME NGA GAZETARË TË TJERË, KUJTIME NGA KOLEGË TË PILOTIT ETJ. HERË – HERË KISHTE RËNË BISEDA EDHE ME VËLLANË E TIJ, NDOC LOGUN, I CILI ËSHTË KRIJUES I TALENTUAR, APO ME NJË KOLEG TJETËR, PRELË MILANI, EDHE AI MJAFT I TALENTUAR E I INTERESUAR PËR FIGURËN E PILOTIT DUKAGJINAS. ËSHTË SHKRUAR NË SHTYP PËR NDUEN,-THONIM,- JANË BËRË KËNGË, POEZI, PORTRETE NË PIKTURË KUSHTUAR ATIJ, POR NJË LIBËR PËR KËTË FIGURË MUNGON. KËSHTU, IDEJA E LIBRIT ERDHI DUKE U PJEKUR GJITHNJË E MË SHUMË.
UNË FILLOVA TË GRUMBULLOJA MATERIALE, SHKRIME TË BOTUARA NËPËR ORGANE TË NDRYSHME TË SHTYPIT, FOTOGRAFI, KUJTIME TË ISH – KOLEGËVE TË TIJ. NË MINISTRINË E MBROJTJES NË TIRANË VUNË NË DISPOZICION DOSJEN E TIJ SI KUADËR, POR AJO KISHTE PAK MATERIALE ME INTERES PËR NJË LIBËR, SIDOQË PUNONJËSIT E ARKIVIT, TË CILËT I FALENDEROJ, U TREGUAN TË GATSHËM TË NDIHMONIN ME ÇDO MATERIAL TË MUNDSHËM.
NJË DITË U LIDHA NË TELEFON NGA ROMA, ME MIKUN TIM TË SHUMË E SHUMË VITEVE MË PARË, GAZETARIN NDUE LAZRI, QË BANON E PUNON NË QYTETIN E BOLONJËS NË ITALI. E KISHA NJOHUR QË NË VITIN 1976, KUR AI PUNONTE SI GAZETAR NË SHKODËR. TEK BISEDONIM, RA MUHABETI EDHE PËR IDENË E LIBRIT KUSHTUAR PILOTIT DUKAGJINAS. MË THA QË E NJIHTE SI FIGURË, MADJE QË KUR KISHTE BËRË SHËRBIMIN E PARË NË DUKAGJIN, PREJ NGA KISHTE SHKRUAR DISA SHËNIME UDHËTIMI. AI MA NXITI MË SHUMË IDENË E LIBRIT, DUKE MË OFRUAR EDHE NDIHMËN E TIJ TË PAKURSYER. E, NË FAKT, DUKE PUNUAR SËBASHKU, NËPËRMJET INTERNETIT, SEPSE ISHIM NË DY QYTETE TË NDRYSHME, DUKE U KONSULTUAR PËR MATERIALET QË MUND TË PËRDORESHIN, EPISOD PAS EPISODI, LINDI EDHE LIBRI PËR BIRIN E DUKAGJINIT. NDUEJA PRANOI TË ISHTE EDHE REDAKTOR I LIBRIT TIM E NË FAKT PUNOI ME PËRKUSHTIM EDHE NË KËTË DREJTIM E NË KOREKTIMIN LETRAR TË TIJ. PRANDAJ DUA QË T’I REZERVOJ NJË FALENDERIM TË PËRZEMËRT MIKUT TIM TË HERSHËM, NDIHMA E ÇMUAR E TË CILIT BËRI TË MUNDUR QË TË DILTE NË DRITË KY LIBËR.
DUA TË FALENDEROJ EDHE KUADROT USHTARAKË TË REGJIMENTIT TË HELIKOPTERËVE NË FARKË TË TIRANËS, SI SAMI GUZINA, NDOC SELIMI E PLOT TË TJERË, QË U TREGUAN TË GATSHËM TË MË NDIHMOJNË ME KUJTIMET E TYRE, SI DHE PJESËTARËT E FAMILJES SË NDUE LOGUT PËR BASHKËPUNIMIN.
NGJARJE NË POLIGON
AJO ISHTE NJË DITË SI GJITHË TË TJERAT. NJË DITË E MEZIT TË SHTATORIT, ME NJË DIELL QË ME KALIMIN E ORËVE FILLONTE E NGROHTE MË SHUMË. NË POLIGONIN E QITJES NË FARKË TË TIRANËS ISHTE NJË DITË E ZAKONSHME QITJEJE LUFTARAKE ME GRANATA DORE. QITJE TË TILLA ISHIN NORMALE DY HERË NË MUAJ DHE BËNIN PJESË NË PËRGATITJEN E RREGULLT LUFTARAKE TË USHTARËVE E KUADROVE TË REGJIMENTIT. SHEFI I ARMATIMIT TË REGJIMENTIT, OFICERI NDUE LOGU, DREJTONTE QITJEN NË POLIGON. KISHIN FILLUAR QË NË MËNGJES, KUR DIELLI SAPO ISHTE NGRITUR MBI KRESHTËN E MALIT TË DAJTIT DHE NGROHTE ME RREZET E TIJ ATË LUGINË TË NGUSHTË, TË RRETHUAR ME KODRA TË BUTA TË PYLLËZUARA KRYESISHT ME SHQOPË. PËRMES KODRAVE, BUZË NJË PËRROI TË VOGËL, GJARPËRONIN TRANSHETË LUFTARAKE, QË I BËNIN TË PADUKSHËM USHTARËT GJATË LËVIZJEVE NË ORËT E STËRVITJES.
USHTARËT VININ NJËRI PAS TJETRIT NË POZICIONIN NGA KU DO TË HIDHNIN GRANATAT E DORËS NË DREJTIM TË OBJEKTIVIT TË VENDOSUR BRENDA NJË RRETHI TË BARDHË. SYNIMI ISHTE PËR TA HEDHUR BRENDA ATIJ RRETHI, PASI KISHTE SIGURI MË TË PLOTA PREÇIZIONI NË ASGJËSIMIN E ARMIKUT. GRANATAT E VËRTETA LUFTARAKE SHPËRTHENIN ME ZHURMË E USHTARËT ULESHIN NË TRANSHE PËR TË MËNJANUAR RREZIKUN E GODITJES NGA CIFLAT VDEKJEPRURËSE. NDUE LOGU, I NDIQTE ATA ME VËMENDJE, ME PËRKUJDESJE, ME SERIOZITET E RREPTËSI PËR ZBATIMIN E RREGULLORES DHE TË KUSHTEVE TË SIGURIMIT NË POLIGON. AI KISHTE PUNUAR PËR 25 VJET SI PILOT DHE SI KUADËR DREJTUES I REGJIMENTIT TË HELIKOPTERËVE NË FARKË. POR, PAS 25 VJETËSH, GJATË NJË VIZITE MJEKËSORE, MJEKU I DHA NJË LAJM TË PAPRITUR E TË HIDHUR PËR TË: NUK DUHEJ TË FLUTURONTE MË. NUK KISHTE ASGJË PËR T’U SHQETËSUAR NË GJENDJEN E TIJ SHËNDETËSORE NË PËRGJITHËSI, POR PAS KAQ VITESH NË AJËR, DISA PARAMETRA FIZIKE NUK JANË MË NË LARTËSINË QË KËRKON NJË MISION I TILLË. E PRITI ME HIDHËRIM, POR DUHEJ TË BINDEJ. KUSHTET E PUNËS NË AVIACION E KËRKONIN EDHE KËTË. KUR DOLI JASHTË NË OBORR, SYTË VETVETIU I SHKUAN NGA QIELLI, KU AI ISHTE MËSUAR TË NGJITEJ SIKUR KONKURONTE ME SHQIPONJAT. E NË MENDJE I ERDHËN FJALËT E LEONARDO DA VINÇIT: “NJËHERË TA KENI PROVUAR FLUTURIMIN DHE DO TË ECNI TËRË JETËN ME SYTË NË QIELL”. PËR TË MOS U NDARË NGA REGJIMENTI, KOLEGËT E USHTARËT , PRANOI TË MBULONTE DETYRËN USHTARAKE QË KRYENTE TANI.
ORA PO SHKONTE 11. BULËZA DJERSE FILLONIN TË DUKESHIN NË BALLIN E USHTARËVE ME UNIFORMË, POR EDHE TË KOMANDANTIT TË TYRE. DIELLI I SHTATORIT DHE UNIFORMA E BËNIN PUNËN E TYRE. ISHTE RADHA E NJË DJALOSHI 19-VJEÇAR, PAK I NDROJTUR NGA NATYRA. ISHTE I FUNDIT QË DO TË KRYENTE QITJEN. NDUEJA I RRINTE AFËR, INSTRUKSIONET E KËSHILLAT E MOMENTIT, SI PËR SECILIN. SHOKËT, TË GJITHË DJEM TË RINJ, 19 – 20 VJEÇARË, ISHIN FARE AFËR E NDIQNIN ME VËMENDJE SHOKUN E TYRE QË DO KRYENTE QITJEN. AI, MORI NGA POZICIONI I ZJARRIT GRANATËN DHE JA HOQI SIGURECËN. NË FRAKSIONE SEKONDE DUHEJ TA HIDHTE ATË DREJT OBJEKTIVIT ARMIK. POR NË MOMENTIN KUR SHTRIU KRAHUN PËR TA HEDHUR, NJË ÇAST PASIGURIE, BËRI QË GRANATA T’I SHPËTONTE NGA DORA E TË BINTE NË TOKË. NË DORË I KISHTE MBETUR VETËM SIGURECA. DJALOSHI E HUMBI TORUAN DHE U ZVERDH NË FYTYRË. MOMENTE PANIKU DRAMATIK TEK FYTYRAT E SHOKËVE. PAPRITUR VDEKJA UGURZEZË ISHTE SHFAQUR MES TYRE E MUND T’UA MERRTE JETËN NGA NJË SEKONDË NË TJETRIN. SYTË E TMERRUAR TË TË GJITHËVE ISHIN DREJTUAR TEK AI OBJEKT NË FORMËN E NJË VEZE E PAK MË I MADH SE AJO, QË MUND TË SHPËRTHENTE NË MIJËRA COPA E T’I GODISTE PËR VDEKJE.
POR, KOMANDANTI NDUE NUK E HUMBI GJAKFTOHTËSINË. TRURI I TIJ PUNOI ME SHPEJTËSI MARRAMENDËSE. NUK MUND TË HUMBEJ QOFTË EDHE NJË FRAKSION SEKONDE. JETA E ATYRE DJEMVE 20-VJEÇARË ISHTE NË RREZIK. AI, SI KOMANDANT, POR EDHE SI PRIND, NUK MUND TA LEJONTE KËTË. NË SHTËPI, KUR KISHTE DALË NË MËNGJES, KISHTE LËNË NË GJUMË DY VAJZAT E TIJ, ENDE TË VOGLA, TË CILAT E PRISNIN ME AQ DASHURI KUR KTHEHEJ NË DARKË. ATA DJEM KISHIN PRINDËR QË I PRISNIN TË KTHEHESHIN SHËNDOSHË E MIRË NGA SHËRBIMI USHTARAK E DRITHËROHESHIN PËR TA. KOMANDANTI, ME SHPEJTËSI TË RRUFESHME KAPI PËR KRAHU DJALOSHIN E HUTUAR NGA TMERRI DHE E ZHYTI NË TRANSHE, DUKE E SHMANGUR NGA RREZIKU. SI NJË SHQIPE QË HIDHET PINGUL MBI GJARPËRIN, AI U HODH MBI GRANATËN QË ISHTE DUKE PLASUR. ME TRUPIN E TIJ TË LARTË PREJ ATLETI ZURI RREZEN MIDIS GRANATËS DHE GRUPIT TË USHTARËVE. TENTOI TA HIDHTE DREJT OBJEKTIVIT, POR GRANATA PLASI PA E MARRË ENDE MIRË RRUGËN. NJË NGA CIFLAT E MALLKUARA GJETI KRAHËRORIN E KOMANDANTIT, DUKE ÇARË ARTERIEN KRYESORE TË TRUPIT TË TIJ, AORTËN. AI RA PËRDHE THUAJSE PA NDJENJA. GJAKU FILLOI TË VËRSHONTE MBI UNIFORMË QË NGA KRAHËRORI. USHTARËT, QË I KISHIN SHPËTUAR RREZIKUT, U MBLODHËN TË TËRË RRETH TRUPIT TË KOMANDANTIT. AI, SI NËPËR GJUMË, I HAPI SYTË ME MUNDIM, U HODHI NJË VËSHTRIM, RAVIJËZOI NJË BUZËQESHJE DHE MEZI FOLI: GJALLË JENI TË GJITHË? E SYTË E TIJ U MBYLLËN PA PRITUR PËRGJIGJEN…
TRADITË BREZASH
PËRPARA NJË NGJARJEJE TË TILLË, GJITHËSEKUSH MUND TË BËJË NATYRSHËM PYETJEN: SI ËSHTË E MUNDUR QË NJERIU TË HIDHET KAQ LEHTË, ME VETËDIJE NË KRAHËT E VDEKJES, KUR FARE MIRË MUND T’I SHMANGEJ ASAJ? VËRTET, NDUE LOGU, MJAFTONTE TË ZINTE USHTARIN PËR KRAHU E TË HIDHEJ BASHKË ME TË BRENDA TRANSHESË. E DO TË KISHTE ARRITUR SI PËR NATË GJALLË E SHËNDOSHË TEK BASHKËSHORTJA VERA DHE TEK VAJZAT E TIJ ALBANA E LAURETA. PO ATA DJEM 20 – VJEÇARË, ME TË CILËT E LIDHTE JO VETËM DETYRA, POR EDHE MIQËSIA E DASHURIA NJERËZORE PREJ VËLLAI APO PREJ PRINDI? ATA MBASE DO TË KISHIN MBETUR PËRJETË ATY, SHTATORE TË PALËVIZSHME NË POLIGONIN E QITJES.
NJË KOMANDANT E NJË NJERI SI NDUE LOGU, NUK MUND T’JA LEJONTE KURRËSESI VETES NJË GJË TË TILLË. PËR TË ISHTE MË E LEHTË, MË E NATYRSHME E MË BURRËRORE HEDHJA NË KRAHËT E VDEKJES NË EMËR TË JETËS SË TË TJERËVE, SESA LËNIA E TË TJERËVE NË THONJTË E VDEKJES. E KJO MUND TË KUPTOHET FARE MIRË VETËM PO TË KEMI PARASYSH ZONËN NGA VINTE KY DJALOSH ME TIPARE SHQIPONJE DHE TRADITAT E TRIMËRISË E TË HEROIZMIT TË FAMILJES SË TIJ.
NDUE LOGU U LIND MË 8 MAJ TË VITIT 1940 NË FSHATIN BRASHTË TË ZONËS SË DUKAGJINIT NË MALËSITË E SHKODRËS, PIKËRISHT NË PREHËR TË ALPEVE. MJAFTON TË PËRMENDËSH KRAHINËN E FILLON MENJËHERË TË KUPTOSH SHUMË GJËRA. SI AUTOR I LIBRIT, DUKE QENË DUKAGJINAS, KAM DËSHIRË TË NDALEM PAK PIKËRISHT MBI ATO VLERA TË PAKRAHASUESHME QË MBART KJO ZONË E QË UA KA USHQYER BASHKË ME QUMËSHTIN E NËNËS EDHE BIJVE E BIJAVE TË TIJ NË SHEKUJ E DERI NË DITËT TONA. ATO ZONA ME BUKURI TË EGËR POR TË MAHNITSHME KANË QENË NË SHEKUJ TEATËR BETEJASH TË PËRGJAKSHME PËR MBROJTJEN E ATDHEUT DHE TË TËRËSISË TERRITORIALE TË TIJ. E NË ATË TEATËR NGJARJESH TRAGJIKE, BIJTË DUKAGJINAS KANË QENË PËRHERË PROTAGONISTË.
POETI I MIRËNJOHUR HYSNI MILLOSHI SHKRUAN : “KUR SJELLIM NË VËMENDJE KRESHNIKËT E RAPSODIVE VERIORE, PARA SYVE NA DEL DUKAGJINI I SHKODRËS ME RRETHINAT E TIJ. NË ATO MALE ME BUKURI PËRRALLORE LINDËN AJKUNAT, MUJOT E HALILËT. BUKURITË E JASHTËZAKONSHME NATYRORE TË ATYRE BJESHKËVE MADHËSHTORE NDIKUAN QË NË ATO KULLA TË RRITESHIN BURRA ME SHTAT E MENDJE MADHËSHTORE. NË ATO VISE U KRIJUA PËR HERË TË PARË LEGJENDA E ORËVE E ZANAVE PREJ FANTAZISË POPULLORE, GJË QË ME SIGURI KA NDODHUR NË KOHËRAT PARA HOMERIKE. SEPSE VETËM NË ATO VISE ME NJERËZ SHTATLARTË E PLOT FUQI TË MBINATYRSHME MUND TË BESOHEJ NJË ORË, DOMETHËNË NJË GRUA SHTATLARTË ME FUQI TË MBINATYRSHME DHE ME HIJESHI PO AQ TË JASHTËZAKONSHME. SEPSE VETËM NË VISE SI ATO TË DUKAGJINIT MUND TË BESOHEJ SE RROJNË ZANAT, VAJZA TË REJA ME BUKURI TË JASHTËZAKONSHME E GATI TË MBINATYRSHME SI ORËT, QË ENDESHIN PRANË KROJEVE, FUSHAVE E LËNDINAVE PLOT LULE, KU DHE SHIRAT DERDHEN NË FORMË YLBERESH. EDHE SOT E KËSAJ DITE TË KRIJOHET PËRSHTYPJA SE MALËSORËT SHTATLARTË E FISNIKËRILARTË TË DUKAGJINIT KANË LINDUR PREJ NËNËS ORË PËR ME MBROJTË VENDIN, TRADITAT E SHENJTA, FISIN, NJERIUN…”
DUKAGJINI. EMRI I TIJ E KA PREJARDHJEN PIKËRISHT NGA NJËRI PREJ BIJVE TË TIJ TË SHQUAR. TË DHËNAT HISTORIKE TREGOJNE SE ATY NGA VITI 1281, I PARI I KËSAJ ZONE ISHTE GJIN TANUSHI. AI TREGOI AFTËSI TË VEÇANTA USHTARAKE NË SHËRBIM TË BIZANTIT DHE PËR MERITAT E TIJ IU DHA TITULLI “DUKË”. PRA DUKA GJIN. ME KALIMIN E KOHËS TITULLI ME EMRIN U SHKRINË NË NJË TË VETËM DHE FAMILJA E TIJ FILLOI TË NJIHEJ ME EMRIN FAMILJA E DUKAGJINËVE, ÇKA I DHA EMRIN KRAHINËS E PRINCIPATËS SË DUKAGJINËVE. PADYSHIM, PERSONALITETI MË I NJOHUR E MË I SHQUAR I KËSAJ FAMILJEJE MBETET LEKË DUKAGJINI, I NJOHUR SI PËR TRIMËRITË E TIJ NË LUFTË KUNDËR PUSHTUESVE TURQ, PËRKRAH SKËNDERBEUT DHE PAS VDEKJES SË HEROIT TONË KOMBËTAR, ASHTU EDHE PËR KANUNIN, QË PËR SHEKUJ ME RADHË KA QENË KUSHTETUTA E MALEVE.
NË VITET E ZJARRTA TË LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT, DUKAGJINASIT ISHIN NJË FORCË AKTIVE NË MBROJTJE TË TOKAVE SHQIPTARE. PËRFAQËSUESIT E KËSAJ ZONE, MARK LULA E GJEKË GEGA, ISHIN PJESËMARRËS NË LIDHJEN E PRIZRENIT MË 15 QERSHOR TË VITIT 1878. NDËRSA MBI 200 LUFTËTARË DUKAGJINAS MORËN PJESË ME ARMË NË DORË NË BETEJAT KUNDËR ANEKSIMIT TË TOKAVE SHQIPTARE NË ULQIN, TIVAR, HOT E GRUDË. FAQE TË TJERA TË LAVDISHME JANË EDHE KRIJIMI I “DJELMËNISË SË SHALËS” NË VITIN 1890 NËN DREJTIMIN E MEHMET SHPENDIT. DJEMTË E SHALËS E TË GJITHË DUKAGJINIT MORËN PJESË NË PËRPJEKJET PËR PAVARËSINË KOMBËTARE PËRKRAH DEDË GJO’ LULIT E BAJRAM CURRIT. KËTO BJESHKË KRENARE KANË QENË HISTORIKISHT NJË BASTION I QËNDRUESHËM PËRBALLË RREBESHEVE TË HISTORISË. NË PËRLESHJE TË PËRGJAKSHME ME USHTRITË MALAZEZE, NË KORRIK TË VITIT 1915 DHANË JETËN 104 LUFTËTARË TË KËSAJ KRAHINE.
EDHE NË VITET E LUFTËS ANTIFASHISTE NACIONALÇLIRIMTARE DUKAGJINASIT U SHQUAN PËR PATRIOTIZMIN DHE ATDHEDASHURINË E TYRE, DUKE U HEDHUR NË LUFTË KUNDËR PUSHTUESVE. MË 5 NËNTOR TË VITIT 1943 ATA KRIJUAN ÇETËN PARTIZANE TË DUKAGJINIT, E CILA NË DITËN E SAJ TË PARË PATI 32 LUFTËTARË.
PIKËRISHT NË KËTË VATËR QË E KISHTE PËRHERË TË NDEZUR PRUSHIN E LIRISË E TË DASHURISË PËR ATDHEUN, DO TË SPIKASTE EDHE NJË DERË E MADHE E NJË FAMILJE E SHQUAR NGA BRASHTA E SHOSHIT TË DUKAGJINIT, FAMILJA E GJON MARASHIT. GJON MARASHI DO TË ISHTE VAZHDUESI DHE TRANSMETUESI I DENJË I ATYRE VLERAVE TË KRESHNIKËVE E TRIMAVE TË MËPARSHËM TË HISTORISË. KRIJUESI PRELË MILANI E PËRSHKRUAN KËSHTU KËTË TRIM TË MALEVE TË DUKAGJINIT: “NJË BURRË SA FIN AQ EDHE MADHËSHTOR, ME TEMPERAMENT E ME NDËRGJEGJE TË ZHVILLUAR KOMBËTARE, ME NJË ZGJUARSI NATYRORE PËR T’U ADHURUAR NGA GJITHKUSH, ME NJË BUKURI FIZIKE PËR T’U LAKMUAR EDHE NGA ZANAT E MALIT”. NDËRSA POETI HYSNI MILLOSHI SHKRUAN: “E KAM NJOHUR GJON MARASHIN NË NJË KONFERENCË KOMBËTARE VETERANËSH NË QYTETIN E KORÇËS. AI KISHTE NJË PAMJE TË MAHNITSHME MALËSORI, SI I LINDUR E RRITUR PREJ NËNËS ORË”.
EDHE TRUNGU FAMILJAR I GJON MARASHIT, KISHTE TRADITAT E TIJ TË HERSHME TË TRIMËRISË, BESËS E BURRËRISË. BABAI I TIJ, MARASH PJETRUSHI, ISHTE KUSHËRI I PARË ME NJË FIGURË TJETËR LEGJENDARE TË DUKAGJINIT, SI MARASH TUCI. LEGJENDA E TIJ U SHKRUA NË PRANVERËN E VITIT 1806, KUR VALIU I SHKODRËS KISHTE THIRRUR NË BESË PRIJËSAT KRENARË E TRIMA TË NIKAJ – MËRTURIT, RUC ULËN E BASH VATËN. THIRRJA E TIJ NUK KISHTE QËLLIME MIKPRITËSE, POR PRERJEJE NË BESË, PËR T’U KËPUTUR ATYRE KOKAT SI REBELË NDAJ REGJIMIT TURK. MARASH TUCI E KUPTOI QË VALIU PO JA PËRDHOSTE E SHKELTE BESËN, NDAJ U HODH SI SHQIPE KUNDËR ASQERËVE TURQ PËR MBROJTJEN E DY TRIMAVE E LUFTOI DERISA U VRA. NJË AKT SUBLIM NË MBROJTJE TË BESËS PROVERBIALE SHQIPTARE, TË NJOHUR EDHE TEJ KUFIJVE TË SHQIPËRISË. ALBANOLOGU I SHQUAR FRANC NOPÇA, DUKE SHKRUAR PËR DUKAGJININ, THOSHTE: “PO TË JESH NË BESË, NË ASNJË VEND TJETËR TË BOTËS NUK DO TË ISHE MË I SIGURTË”.
KËTË GJAK PATRIOTIZMI KISHTE NDËR DEJE EDHE GJON MARASHI DHE FAMILJA E TIJ. ISHTE ENDE I RI, 15 VJEÇ, KUR U RRESHTUA BASHKË ME VËLLEZËRIT E TIJ MË TË MËDHENJ, KOLËN E MËHILLIN PËRKRAH LUFTËTARËVE TË TJERË NË PËRPJEKJET PËR PAVARËSI. KURORËZIMIN E TIJ TË PARË NË BETEJË AI E PATI NË KORRIKUN E VITIT 1915 NË QAFË TË AGRIT KUNDËR FORCAVE MALAZEZE TË KRYESUARA NGA VESHOVIQI. MË VONË AI ISHTE KUNDËR REGJIMIT TË ZOGUT, NË PËRKRAHJE TË FAN NOLIT. ZOGU E KISHTE DËNUAR ME VDEKJE DHE I KISHTE NGRITUR DISA HERË KURTHE PËR TA VRARË, POR NUK JA ARRITI QËLLIMIT. GJON MARASHI ISHTE KOMANDANTI I ÇETËS SË PARË PARTIZANE TË DUKAGJINIT DHE KOMANDANT KOMPANIE NË BATALIONIN “PERLAT REXHEPI”. EDHE VËLLAI I TIJ, MËHILLI, ISHTE AKTIVIST I LUFTËS NACIONALÇLIRIMTARE. PAS ÇLIRIMIT, GJONI ISHTE AKTIVIST I PA PARTI NË RINDËRTIMIN E VENDIT. NË KONGRESE KOMBËTARE VETERANËSH APO TË FRONTIT DEMOKRATIK BINTE NË SY XHAMADANI I TIJ I KUQ, I QËNDISUR ME FIJE ARI E ME GAJTANA, I ZBUKURUAR ME DEKORATAT E SHUMTA QË I MBUSHNIN GJOKSIN. NË VITIN 1980 AI U THA ENVER HOXHËS E RAMIZ ALISË: “TANI JAM BURRË I VJETËR, MOS MË THËRRISNI MË NËPËR KONGRESE E KUVENDE. NË VENDIN TIM THËRRISNI BAL MARKUN (MILANIN), BURRË MJAFT I MIRË E ME ZË NË TËRË DUKAGJININ”. EDHE KY FAKT ËSHTË NJË SHPREHJE E ZGJUARSISË SË MALSORIT E MBASE DUHEJ T’U VLENTE SI SHEMBULL ATYRE FIGURAVE POLITIKE QË NUK LARGOHESHIN NGA PUSHTETI EDHE ATËHERË KUR KISHIN FILLUAR TË RRIDHNIN NGA TRUTË E TË BËHESHIN OBJEKT BARCALETASH NË POPULL.
JETOI NË QIELL E VDIQ NË QIELL
LE TË KTHEHEMI TEK AJO DITË SHTATORI NË POLIGON, TEK NGJARJA ME TË CILËN E HAPËM LIBRIN…
USHTARËT, TË TMERRUAR, ISHIN MBLEDHUR RRETH TRUPIT TË PËRGJAKUR TË KOMANDANTIT. AI I MBYLLI SYTË, POR NJËRI NGA USHTARËT E ZURI NGA DORA DHE NDJEU SE PULSI I TIJ RRIHTE AKOMA.
-KOMANDANTI ËSHTË AKOMA GJALLË,- U THIRRI AI SHOKËVE. ATA U VUNË NË LËVIZJE, LAJMËRUAN KOMANDËN E REGJIMENTIT.PA NDJEKUR PROCEDURAT NORMALE MBI NGRITJEN E HELIKOPTERËVE NË FLUTURIM, TRUPI I KOMANDANTIT NDUE LOGU U VU MENJËHERË MBI NJËRIN NGA HELIKOPTERËT, QË U NGRIT ME URGJENCË NË AJËR PËR TË MARRË DREJTIMIN E SPITALIT. MJEKU QË ISHTE AFËR TRUPIT BËNTE GJITHË PËRPJEKJET PËR NDALIMIN E GJAKUT. MINUTA DRAMATIKE. DUKEJ SIKUR AI FLUTURIM NUK DO MERRTE FUND KURRË, MEGJITHËSE REPARTI ISHTE NË PERIFERI TË KRYEQYTETIT E DISTANCA ISHTE E SHKURTËR. KUR HELIKOPTERI PO I AFROHEJ HAPËSIRËS MBI SPITAL, MJEKU SHQIPTOI MES NGASHËRIMIT E LOTËVE:- MBAROI. POR, KUADRI ET’TEM MEHMETI, NUK BESONTE. AI E ULI AVIONIN NË AFËRSI TË SPITALIT USHTARAK. E ÇUAN TRUPIN ME SHPEJTËSI NË SALLËN E OPERACIONIT. POR EDHE ATJE PËRGJIGJA ISHTE DËSHPËRUESE E TRAGJIKE.
ZEMRA E PILOTIT TRIM NGA DUKAGJINI KISHTE PUSHUAR PËRFUNDIMISHT. AI U RRIT NË AJËR, JETOI NË AJËR DHE VDIQ NË AJËR. KËSHTU VDESIN SHQIPONJAT. ISHTE 13 SHTATORI I VITIT 1986. BASHKËSHORTJA E PILOTIT TRIM, VERA, KUJTON: – E KISHA PËRCJELLË SA E SA HERË MËNGJESEVE KUR NISEJ PËR TË BËRË FLUTURIMET E TIJ TË ZAKONSHME. TASHMË KISHTE 25 VJET QË ISHIM MËSUAR ME KËTO PËRCJELLJE E ME PRITJET NË ORËT E VONA TË MBRËMJES. PO NUK E DI, PSE ATË MËNGJES, KUR E PËRCOLLA DERI TEK HYRJA E PALLATIT KU JETONIM, NDJEVA NJË SHTRËNGIM TË ÇUDITSHËM NË ZEMËR. MBASE NGA QË NJË NATË MË PARË E KISHA PARË DISI TË PREOKUPUAR. ISHTE QITJA E PARË ME GRANATA LUFTARAKE QË DO TË BËNIN DJEMTË E, MEGJITHËSE KISHIN BËRË DISA STËRVITJE PËR KËTË, AI NUK NDJEHEJ I QETË, SIÇ NDIHEJ ZAKONISHT NË KOHËN KUR KRYENTE ENDE FLUTURIME. RA TË FINTE VONË…E PËRCOLLA ME SY DERISA KALOI KTHESËN KU DO TË MERRTE AUTOBUZIN URBAN PËR TË SHKUAR NË REPART. NUK MA MORI MENDJA SE PO E PËRCILLJA PËR HERË TË FUNDIT PËR NË PUNË.
NGJARJE TË TILLA, QË KONSIDEROHESHIN AKSIDENTE NË DETYRË, NUK BËHESHIN OBJEKT I MEDIAVE DHE MBAHESHIN GATI TË FSHEHTA. DIKUSH KËRKOI QË TA KALONTE EDHE KËTË RAST NË HESHTJE. JA THANË LAJMIN E HIDHUR FAMILJES, DËRGUAN TRUPIN DHE U BË NJË CEREMONI VARRIMI THUAJSE E HESHTUR. U MBAJT NJË FJALË RASTI THUAJSE RUTINË E FORMALE SA PËR TË PËRCJELLË TRUPIN E TIJ NË VARR. NË VARRIMIN E TIJ KISHTE ZBRITUR EDHE NJË MALËSOR 92-VJEÇAR. AI IU AFRUA ARKIVOLIT DHE ME ATË ZAKONIN E MALËSORIT PËR TË SHQIPTUAR VETËM PAK FJALË, THA: -EH MORE NDUE. TË PËRCOLLËM FËMIJË E NA ERDHE HERO… ISHIN FJALË QË VLENIN MË SHUMË SE NJË FJALIM. NDUE LOGU VINTE NGA NJË FAMILJE PATRIOTE, NDËR MË TË SHQUARAT NË VERIUN E SHQIPËRISË, QË I KISHTE DHËNË ATDHEUT GJAK JO VETËM NË LUFTËRAT PËR PAVARËSI, POR EDHE NË LUFTËN E DYTË BOTËRORE. PASTAJ VDEKJA E TIJ NUK ISHTE NJË AKSIDENT I RËNDOMTË. AI KISHTE DHËNË JETËN E TIJ PËR TË SHPËTUAR JETËN E NJËZET DJEMVE TË RINJ USHTARË. ISHTE NJË RAST QË NUK MUND TË KALONTE NË HESHTJE.
LAJMIN E VDEKJES E MËSOVA NGA NJË SHKRIM QË BOTONTE GAZETARI E POETI XHEVAHIR SPAHIU MBI KËTË NGJARJE, NË GAZETËN “ZËRI I POPULLIT”. MBETA I SHOKUAR ME GAZETËN NË DORË. NUK MUND TË BESOJA QË MIKU E ISH KOMANDANTI IM NUK JETONTE MË. I KISHA ENDE SYTË TË PËRLOTUR KUR ARRITA NË SHTËPI.BABAI MË PA TË TRONDITUR E MË PYETI SE ÇFARË KISHTE NDODHUR. NUK FLISJA DOT, VEÇ I ZGJATA GAZETËN. AI E PA, MBETI I SHTANGUR ASHTU SI UNË, PASTAJ IU DREJTUA NËNËS: – NA BËJ NGA NJË KAFE, SE PASKA VDEKË NDUE LOGU. NËNA I PËRGATITI KAFET NË HESHTJE E PA SHEQER, SIÇ BËHEJ NË RASTE ZIJE. NA I SOLLI NË TABAKE E SYTË I KISHTE TË PËRLOTUR. E KISHTE NJOHUR EDHE AJO ATË DJALË TË RRALLË TË MALEVE TË DUKAGJINIT. SA HERË E TAKONTE, I THOSHTE: AMANET TË MA KESH GJININ, SE ËSHTË MË I RI SE TI.
BABAI PO DRIDHTE DY CIGARE DUHAN NGA KUTIA, PËR VEHTE E PËR MUA DHE M’U DREJTUA: TI BIR, HUMBE NJË SHOK TË DASHUR, DUKAGJINI HUMBI DJALIN E BRASHTËS, PILOTIN E PARË TË BAJRAKËVE, DERA E GJON MARASHIT HUMBI NJË TJETËR TRIM, QË JA DHUROI ATDHEUT.
PAS DISA DITËSH SHKOVA NË VARRI I TIJ DHE VURA NJË BUQETË ME LULE. QË ATY MË LINDI IDEJA TË SHKRUAJA NDONJË GJË PËR TË, IDE QË FILLOI ME NDONJË SHKRIM APO POEZI E QË PASTAJ U KTHYE NË OBLIGIMIN PËR T’I KUSHTUAR NJË LIBËR.
ISHTE E HABITSHME SE SI NOMENKLATURAT E KOHËS TË MINISTRISË SË MBROJTJES KËRKONIN T’I VARROSNIN RASTE TË TILLA, E NDODHTE QË NUK INFORMONIN AS NË INSTANCAT MË TË LARTA. MADJE EDHE UDHËHEQËSI I ASAJ KOHE, RAMIZ ALIA, E MORI VESH KËTË NGJARJE NGA NJË SHKRIM I BOTUAR NGA VËLLAI I PILOTIT, NDOC LOGU BASHKË ME GAZETARIN HYSNI MILLOSHI. KISHIN KALUAR TRE MUAJ NGA DITA E RËNIES SË NDUES NË KRYE TË DETYRËS, KUR RAMIZ ALIA I DËRGON LETËR PRINDËRVE E FAMILJES SË PILOTIT DHE FAMILJES SË GJON MARASHIT. LETRA MBAN DATËN 12 DHJETOR 1986.
Aviatori Ndue Logu deshmor i Atdheut perjetesohet ne kenge.
PILOTI TRIM ME ZEMËR TË MADHE
(NGA KËNGA KUSHTUAR NDUE LOGUT)
HISTORINË E SHKRUAN NJERËZIMI,
HEROIZMAT I BAN TRIMI,
HEROIZËM QË S’PËRSHKRUHET,
N’HISTORIK TË SHOSHIT RUHET,
E KA BA NJI DJALË SHOSHJAN:
NDUE MËHILL LOGU NË TIRANË.
……………
BREZ PAS BREZI PUSHKË E PARË,
KANË VRA PASHËN NË PAZAR,
NË LUFTË ME TURQ DHE ME SERBIANË,
ME ZOGISTA E ME GJERMANË,
PARTIZANË ME PUSHKË NË DORË,
PËR LIRI KANË RA DËSHMORË.
NJË DITË VJESHTE, QOFTË E ZEZË,
N’POLIGON GRANATA ASHT NDEZË,
N’MES USHTARËVE KA QËLLUE,
N’RREZIK DJEMTË ME MBARUE,
FJALËT VONOJNË, KOHA NUK PRÊT,
HIDHET NDUEJA, SHQIPE E LEHTË
ME SHPËTUE SHOKËT, ME MBARUE VETË.
MBI GRANATË PORSI VETIMA,
PLAS GRANATA COPA E GRIMA,
TRUPI I TIJ PLAGOSË SHUMË RANË,
…DY-TRI FJALË ME ZOR KA THANË:
-SHOKËT, VALLË, A KANË SHPËTUE?
HIÇ MOS QANI JU PËR MUE…
KUSH S’E NJOHU KËTË SHQIPONJË,
NGA SARANDA NË TROPOJË,
NGA VERMOSHI N’MESAPLIK,
NË NDIHMË TË PARË NË ÇDO RREZIK
N’DIMRA TË EGËR, BORË E ACAR,
NË ÇDO AKSION GJITHMONË I PARË.
N’DUKAGJIN FJALA KA SHKUE,
GJON MARASHIT I KANË KALLZUE:
N’KRYE TË DETYRËS NIPI KA MBETË,
SHPËTOI SHOKËT,POR KA RA VETË.
FLET KRESHNIKU I MALSISË:
GJAKU I TIJ HALLALL SHQIPNISË.