A është trafikuar drogë me makinën e Sali Berishës (dhe një letër e ashpër që i dërgonte ai ambasadorit të OSBE)

0
778

Sot kur akuzat politike dhe jopolitike për implikimin e politikës dhe familjeve politike me trafikun e drogës janë në rend të ditës, një nga dëshmitë e shumta të Izet Haxhisë për Berishën duket vërtet interesante.

Nuk është fjala për Lazaratin për të cilin Berisha ka pranuar publikisht autorësinë.

Eshtë një ngjarje më e hershme, e rrefyer nga Haxhia në Dita dhe e përmendur në një raport të OSBE në shtator 2015.

Asokohe, ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ashpër ndaj materialit të OSBE, madje i dërgoi një letër ambasadorit të OSBE në Tiranë Florian Raunig.

I shkruante Berisha, Raunig-ut:

“…Ne raportin tuaj ju shkruani se: “Shkelzeni eshte akuzuar publikisht per trafik nderkombetar droge nga Izet Haxhia, i cili eshte i denuar per vrasjen e Azem Hajdarit”.

Mirepo, si per te qendruar ne anen e Izetit, ju ne raport nuk citoni faktet e botuara po ne media, te cilat deshmojne se Izet Haxhia, vrasesi i Azem Hajdarit, eshte denuar kur une kam qene ne opozite, me 25 vjet burg mbi bazen e deshmise dhe fakteve te paraqitura nga Sali Berisha nepermjet ambasadorit te SHBA para prokurorit nderkombetar te caktuar per kete çeshtje, dhe se ai prej 13 vjetesh ndodhet ne arrati.

Ai tani, ne vend qe te paraqitet per te vuajtur denimin per vrasjen e shemtuar, duke menduar se mund te lehtesoj denimin, ben shpifje dhe trillime per llogari te kundershtareve te mi, sipas te cilave Shkelzeni ne moshen 17 vjeçare, gjimnazist, paska qene trafikant nderkombetar droge.

Ju per shkak te anesimit tuaj nuk keni pasqyruar ne raport as pergjigjen qe vet Shkelzen Berisha, i ka dhene publikisht akuzave te vrasesit ne arrati Izet Haxhia”.

Në fakt Haxhia në intervistën në Dita për të cilën bëhet fjalë në materialin e OSBE dhe për të cilën flet Berisha, nuk e ka akuzuar Shkëlzenin për trafik ndërkombëtar droge.

Tekstualisht, në një përgjigje për pyetjen sesi i ka patur raportet me familjen Berisha”, Izet Haxhia ka thënë:

“…Raportet kanë qenë korrekte.

Fëmijët kanë qenë të vegjël, vajza ka qenë pak më e rritur. Unë shkoja e merrja në shtëpi edhe gjatë kohës kur nuk ishte President.

Kemi shëtitur gjithë Shqipërinë bashkë. Shkëlzeni në atë kohë ka qenë i vogël, por që atëherë ka pasur ato prirjet për luksin, i kishte qejf lekët.

Tregoj vetëm një rast që vitin 1997, në muajin Janar e kujtoj edhe datën, në 28 janar, te stadiumi Qemal Stafa ka marrë nga një trafikant droge rreth 30 milionë lireta.

I ka thënë që më duhen për një ndërtesën e dajës së tij, që po ndërtonte te Blloku.

Atë e njihja, e kisha edhe mik edhe pse nuk e dija në atë kohë që merrej me trafik droge.

Emri nuk ka shumë rëndësi sot, po të doni edhe e them. Dua të them se që në atë kohë Shkëlzeni ka pasur qejf lekun.

Edhe disa herë ka transportuar nëpërmjet makinës që përdonte familja, edhe heroinë.

Dhe aty ka marr shuma parash…”