Poezi nga Ramë Thaçi

0
1159

Kosovës

Kosovë,
dje në mungëtirë,sot në dritë.
Kosovë,
dje e djegur, e shkrumuar, sot e bleruar.
Kosovë,
dje me stuhi të tërbuara e me horizonte të shprishura,
sot me fllade të lehta dhe me djem e vajza sypetrita.
Kosovë,
dje e kuqe, sot veshur me lule.
Kosovë,
vendi im i bukur,
përgjithmonshëm të dua, të dua!


Trurit të Kosovës

(Akademikut Fehmi Aganit)

Akademik Agani, me një zë të ëmbël,
me një gjuhë të pastër e akribi shkencore,
në qenien e studentëve depërtonte,
kur para tyre, si bilbili ligjëronte.
Cilësisht i njohur, i dijes elitarë,
në fushën e studimi,të arsimit dhe të mendimit njerëzor,
në fakultete e institute vendore e ndërkombëtare,
i mprehtë në diskutime, i mprehtë në ligjërime,
i mprehtë në veprime.
Një veprimtar i shquar për çështje kombëtare,
jo vetëm në Republikë e Kosovës,por edhe me gjerë,
zëri tij jehues,zëri i tij kumtues!
Pikërisht,me 6 Maj, 99 nga Prishtina e dëbuan
dhe duke mos e çuar larg,
barbarët serbë para se ta vrisnin,
egërsisht e torturuan!
Ai, sot,para Fakultetit të Filologjisë në Prishtinë,
Përmendore e gjallë qëndron,
aty,studentët dhe qytetarët,
çdo ditë me admirim e nderojnë!