14 shkurti – datë historike për të ardhmen e Kosovës

0
278
Skënder Mulliqi

Nga Skënder MULLIQI

14 shkurti eshte data ndoshta historike per te ardhmen e Kosoves. Date i ndarjes nga krimi i organizuar, nga korrupcioni, nga nepotizmi e klientelizmi, te cilat shoqërinë e re gadi sa nuk e kan rrëzuar përtoke. Këto fenomene negative të pasluftës, ishin product i nje klase të pa përgatitur për profesionin e politikës, product i nje klase politike më shumë autokratike dhe materjaliste. Asnjera parti politike lideriste nuk pati mundësi ta ketë shumicën apsolute për ta formuar pushtetin, duke u detyruar që të formojnë koalicione.

Këto koalicione kishin dallime idelogjike e programore, që rezultojë keq në qeverisjen me vendin. Edhe pse partite tona asnjehrë nuk u profilizuan sa duhet, as nuk zbatuan reformat ë nevojshme të mbrendshme konform kohës së kapatalizmit liberal në të cilin sisitem kemi hy rishtazi. Pa përvoja e te pasurit shtet e bëri të vetën duke pa mundësuar ecjën në binarë të duhur të proceseve demokratike dhe proceseve zhvillimore. Fat i keq ishte që në pushtet u ngjitën njerezit shumë të pa përvojë, të pa përgëtitur profesionalisht per sfidat që na pritën pas përfundimit të luftës.

Zgjedhjet u cilesuan demokratike dhe korrekte gjë që në fakt nga pamja e jashtme edhe ishin, por në mbrendi të tyre kishin defekte të mëdha të cilat rezultuan më mos realizimin të premtimeve te dhena karshi votuesve dhe qytetarëve. Partitë politike kishin mangësi programësh afatgjate zhvillimore per vendin, të cilat edhe bën që të kemi pushtete të dobëta. Madje, kjo praktikë e keqe rezultoje keq edhe në punen e qeverive të cilat nuk hartuan programe afatgjata të zhvillimit ekonomik.

Ata që u ngjiten lartë duke filluar nga pushtetet locale deri në pushtetin qendror, synim e kishin që mandatin qeverisës të shfrytëzojnë për plotësimin e nevojave të tyre përsonale, familjare e të militantëve partiak. Privatizimi ishte katastrofal nga njerezit e politikës dhe të biznesit të cilët pronat shoqerore dhe fabrikat e ish sistemit socialist i shitën “për pesë para” siç thuhet ne gjuhen e popullit, për ti stershitur ato pastaj, më shuma marramedese dhe duke u pasuruar poashtu në mënyre marramendëse e të pa ligjshme. Kjo menyrë e keqe e menagjimit të puneve e ka qitur përtoke Kosovën e vogël, duke i varferuar skajshmërisht qytetarët. U krijua një armatë e tërë e të rinjeve të cilët nuk e kan një vend të punës. Madje shumë prej tyre po largohen masovisht nga Kosova.

Dhe, i gjithë ky zullum u be, dhe askush nuk dha përgjegjësi morale, e që është dashur të jepët edhe përgjegjësi penale. Shumë sitruktura pushtetare u ndeshen më ligjin, por që quditërisht u kthyen në pozitat e larta pushtetare qe I kishin. Ka ardhur koha që garda e vjetër reakcionare politike të largohet nga pushteti pas një kohe gadi 22 vjeçare te qeversjes së dobët më vendin, që është periudhe e gjatë edhe për nje vend, shumë më të zhvilluar së Kosova. Kata sikurse nuk punuan mirë në planin e mbrendshem, edhe më keq punuan në planin politik te jashtëm. Nuk ishin askund në fahun e të bërit politikë parimore, sidomos kur behët fjalë për bisedimet maratonike që u zhvilluan më Serbinë. Deshtuan në nënshkrimin e shumë marrevshjeve, të cilat ishin në dëm të vendit.

Dështuan në mënyrën e caktimit te axhendës të ketyre bisedimve, e më së shumiti dështuan dhe gabuan bisedimet, duke filluar nga Grupi i Unitetit, e deri me sot nuk i parashtruan asnjë kusht të vetem Serbisë, siç është kerkim falja për vrasjët dhe gjenocidin, nuk kërkuan as të pranohet pavarësia e Kosovës, e kjo bëri që gjatë zhvillimit të bisedimeve këto të kalojne nga niveli teknik në nivel politik, të pa pranueshem, kur dihet së Kosova shpalli pavarësinë conform të gjitha dikumentave relevante bndërkombëtare, Kushtetutës te Kosoves dhe Planit të Ahtisarti. Aq me keq që axhendat e bisedimeve i kishte caktuar Serbia, që në vazhdim kjo nuk duhet të tolerohet, sikurse që nuk duhet të behën asnjë bisedim më palën serbe pa u pranuar pavarësia dhe u u qite ne tavoline edhe shume tema tjera.

Njëra ndër pikat kyqe të pushtetit të reformatorëve te Kurtit dhe te Osmanit, duhet të jetë arrestimi i kriminelëve të shumtë serbë, të cilët për veprat e tyre makabre të përgjigjën para Gjykatës Speciale ose nje gjykate te Kosoves per krime te luftes. Është koha e një kursi të ri politike edhe pse i vonuar në kohë dhe hapësirë, që proceset demokratike shteti ligjor dhe zhvillimi i vendit të marrin te mbaren. Reformat nevojiten të bëhen në mbarë hallkat e sistemit që nuk do te jetë lehtë, së këto sisteme janë ngatërruar keq për një kohë të gjatë, veçmas reformat na nevioten te behen në arsim, shëndëtësi e drejtësi. Është koha e gjeneratës së re në politikëberje, të cilët do të vijnë në pushtet në formë plebeshitare më 14 shkurt, ku edhe do të hapët një etapë e re historike për Kosovën.