14 marsi i reformave në LDK, apo ndërrim prapanicash në karrige?

0
286
Skënder Mulliqi

Nga Skënder MULLIQI

Mendova a të shkruaj disa rreshta për gjendjën e krijuar në LDK, pas rënjës drastike në zgjedhjët e 14 shkurtit. Kush i ka përcjellur ngjarjët në LDK-e, dhe rrugëtimin e saj si Levizje Gjithëpopullore, e pastaj si subjekt politik, nën drejtimin e dr. Ibrahim Rugovës, nuk e ka vështirë të nxjerrë edhe përfundimin logjik, së çka ndodhi më 14 shkurt më partinë dikur më të madhe në Kosovë? Disa po ndjehen të befasur së si është e mundur të ndodhë ky debakël i LDK-së? Ishte ky rezultati më i keq në historikun e saj.

Kjo bëri që kreu i LDK-së Isa Mustafa të jap dorëheqja te dyshimt nga pozita e kryetarit. Pikërisht emri i këtij njeriu, lidhët më gjitha të keqijat të cilat e gjetën LDK-në, e ish presidentit Rugova. E mori timonin e partisë në menyrë shumë tinzare e dinake , duke rrëzur nga froni kryetarin, Fatmir Sejdiun. Është i gjatë vargu I gabimeve të këtij njeriu prej së ka ardhë në krye të LDK-së, dhe jo vetëm faji i tij, por i komplet kryesisë të këtij subjekti politike. Asnjeri nuk mund të shfajësohen tash, kur shumë çka është qartësuar lidhur më humbjën në zgjedhjet e fundit të jashtëzakonshme nacionale.Kjo kryesi shprehu arrogancë dhe mos përfillje të vullnetit të elektoratit rugovian për shumë vite.

Disa aty si Agim Veliu, Lutfi Haziri, Ismet Beqiri, Haki Rugova, Sabri Hamiti, Skënder Hyseni, Kujtim Shala, janë shkatërruesit e LDK-së. Ndoshta më këtë rast edhe kam harruar sigurisht të përmendi edhe ndonjërin nga sejmenet e Mustafës, që u inkuadrua në këtë rrugëtim të keq për LDK-në, e cila parti i vuri bazat e shtetit të ri të Kosovës. Këta u tregaun së janë frikacak, u treguan së janë dinak dhe lakmitar për pushtet dhe të mira materjale, duke i shmangur keq përcaktimet politike dhe shtetërore të Ibrahim Rugovës.

Bënë aleanca politike më ata që i akuzonin për krim te organizuar, që i akuzonin për korrupcion, nepotizem, klientelë e shumë çka tjetër të keqe. Në fakt që nga fillimi i karrierës së tyre politike e veqmas të Isa Mustafës, kan qenë të lidhur më struktura të cilat e ropën për së gjalli Kosovën e vogël, duke u bër milionerë. Madje, këto struktura të larta të LDK-së, u treguan edhe më të zi së ata më të cilët u ban bashkë në pushtet për gjithë këto vite. Në vend që të punonin për të mirën e Kosovës dhe të ardhmen e saj, këta bënë koalicion pas koalicioni më PDK-në.

Isa Mustafa po ashtu ishte larguar pas 6 muajve negociatash nga VLAN, për të shpëtuar në momentët e fundit PDK, më të cilën edhe i formuan organët e pushtetit.Ndodhi kështu së nën hije kryetar I LDK-së, ishte Hashim Thaçi I PDK-së, më vonë president i Kosovës më vota të LDK-së. Kur jemi të ky kapitull, duhet më përmëndur faktin së si LDK-ja në kushtet gadi të shtetrrethimit atë ditë në kuvend, ia bëri votat Hashim Thaçit për president. Me duket së nuk kemi pasur shfaqje më turpëruese së atë ditë, kur Thaçi në kuvend, është zgjedhur i pari i shtetit.

Vëtem një levizje vetulle të Thaçit në drejtim të Mustafës, e pruni ate në fron për pesë vite.Tandemi politik Thaçi- Mustafa, nënshkraun mërrveshje në dëm të Kosovës, si ate për Demarkacionin më Mal të Zi, dhe marrveshjën për Asociacionin e Komunave më Shumicë Serbe, më disa kompetenca ekzekutive. Këto lojëra politike të binomit Thaçi – Mustafa vazhduan edhe më rrëzimin e Qeverisë të mirë Kurti. U bë një lojë shumë e mbrapsht politike për qëllime krejt përsonale, duke i dëmtuar prosecet demokratike dhe zhvillimore, vëtëm për të mbetur në pushtet.

Ju dolën para forcave reformatore politike, por jo për shumë gjatë. Ra edhe Qeveria jo legjitime e Hotit, kreatorë të te cilës ishin Mustafa dhe Thaçi. Erdhën zgjëdhjet fatlume për qytetarët dhe Kosovën më 14 shkurt, në të cilat zgjedhje plebishitare ku forcat polutike të Kurtit dhe Osmanit trimfuan bindshëm, karshi forcave reakcionare politike, duke shënuar kështu një kapitull të ri në historinë e Kosovës. Kur është fjala së kush duhet të këtë timonin e LDK-së së përmbysur dhe zor të ringritur, është temë komplekse, së punët për një kohë të gjatë nuk kanë shkuar mirë në LDK.

E kam potencuar edhe në një shkrim më herët së, pa u bërë reformat jo vetëm në degë por edhe në nëndegët e saj, nuk do të hiqët struktura famoze e Isa Mustafës. Këta aktualet që janë në krye dhe gara e tyre për të parin e LDK-së, me 14 mars, nuk do të thotë ama bash asgjë, asnjë reformim, vëtem ndrim bythesh në karrige. Ky 14 mars sipas meje nuk do të jetë madje as lajm. Prap do të vendosët sipas preferencave të këtij klani që e qiti të tretën, dhe me gjasë do ta zhbëjë LDK-në… Ndoshta një dritë në fund të tunelit për LDK-në, do të ishte ardhja në krye të partisë të Anton Qunit.