Bajram Kabashi, Revista Drini
12 qershor 1999, Dita e Lirisë Shqiptare të Kosovës!
Nga: Gjergj Kabashi
Në këtë foto shihen trupat e NATO-s duke hyrë në Kosovën tonë, deri në atë kohë të robëruar, terrorizuar e të masakruar gjthandej nga Ushtria dhe Policia e Serbisë.
Kjo ishte Dita e Çlirimit të vërtetë, ditë kur trupat serbe përfundimisht u përzunë nga Kosova, ndërsa trupat e KFOR-it gjithkah u pritën si çlirimtarë.
Vërejtje! Kushdo që nuk ka durim që ta lexojë këtë shkrim deri në fund, do të ishte e mirë që sëpaku t’i shikoj fotot që sillen këtu. Fotot e tregojnë qartë të vërtetën e hidhur, se cilët janë në të vërtetë “udhëheqësit tonë”, që mund të shihet qartë nga “gjuha e trupit” të tyre, nga grimasat tragjikomike, sjelljet poshtërake, servilizmi dhe marrëzia e pafund.
Përderisa populli Shqiptar përreth kufizohet nga popuj që udhëhiqen prej nacionalizmit ekstrem, sidomos në Serbi e Greqi, tek ne nuk ekziston as ai nacionalizmi i shëndetshëm, pasi e mbytën dhe fundosën me Islam e Xhami për interesat e fqinjëve antishqiptarë, në veçanti të Turqisë neo-otomane dhe indirekt edhe Serbisë.
Xhamia e Re e Prishtinës që së shpejti pritet të nisë ndërtimi i saj, pasi paratë janë siguruar nga Turqia e Erdoganit …Kështu një shtet i huaj, i njohur për qëndrime armiqësore ndaj shqiptarëve gjatë gjithë historisë së pushtimit shumëshekullor, tashmë e ka marrë përsipër që ta vazhdojë pushtimin me “mjete të tjera”, aty ku e ka lënë në vitin 1912. “Burrshtetasit shqiptarë” i rrijnë gatitu, duke mos iu dëgjuar zëri.
KUJT IA KA MARRË MENDJA që 21 vite nga Dita e Bekuar e çlirimit të vendit, Lirinë Shqiptare të ëndërruar me shekuj prej Shhqiptarëve, të cilët vdiqën dhe u sakrifikuan pandërpre për Liri, një grup banditësh që na u instaluan në institucionet kombëtare e shtetërore, do të na e shndërronin në Liri Muslimane, duke ia plotësuart dëshirat shumëshekullore pushtimit turk-osman-, neoosmanizmit të sotshëm dhe Turqisë, që gjithmonë ka punuar që Shqiptarët të mos identifikohen me atë që janë gjenetikisht e historikish, si Shqiptar, por si Musliman?!
Kujt i ka shkuar mendja që nënqiellin tonë të ëndërruar të lirë, do ta mbushim me xhami dy e më shumëminareshe, duke e shndërruar vendin tonë në një Xhamiistan të rrezikshëm e të padurueshëm për jetesë, parasëgjithash për popullin Shqiptar.
Krahasajojeni gëzimin dhe entuziazmin e papërshkrueshëm të Shqiptarëve me 12 Qershor 1999 e në vijim, me shfytyrimin antishqiptar të paradave islamike të organizuara e të lejuara papengueshëm viteve të fundit, madje edhe këtë vit, siç shihen këta “ushtarë të Allahut”, duke e falur të ashtuquajturin “namaz” (lutje) me mesazhe antishqiptare të panislamizmit, panserbizmit e pansllavizmit?
A keni mundur t’i vëreni se si vrapojnë si kamarierë naiv udhëheqësit tonë mediokër apo antishqiptarë të pavetëdijshëm (Dikush ndoshta edhe i vetëdijshëm!), pas të ashtuquajturit “elektorat islamik” në Kosovën Shqiptar si dhe në Shqiptari përgjithësisht?
Nuk janë më ata Shqiptarët e vitit 1999 që ishin aq të gëzuar e të lumtur për Lirinë Shqiptare, por janë tashmë ish-Shqiptarët e shndërruar në Musliman prej “xhamive tona”, që u djeg shpirti për xhami e Islam…
Fotoja është nga parada islamike e muajit maj 2020, e mbajtur në Prishtinë.
Dikush mund të thotë se “kështu nuk na do Europa dhe Amerika”, që mendoj se është zbritje në nivel frazash i një gjykimi që duhet të jetë tepër serioz. Pikësëpari ne duhet të tregojmë jo vetëm skepticizëm (mosbesim) ndaj tyre, por duhet ta NDALOJMÊ çdo formë të shprehjes publike të islamit publik-politik: ta ndalojmë deri në një kohë tjetër çdo shkollim në medrese e fakultete islamike, ta ndalojmë fare e-zanin me altoparlant, ta ndalojmë çdo shfaqje publike islamike, sidomos iftarin në rrugë. Pastaj t’i ndalojmë hapësirat që u jipen në tv imamëve dhe propagandistëve islamikë, reklamat për ceremoni apo praktika religjioze etj. Kuptohet, nëse duam të mbesim Shqiptar!
Prandaj, ti, une dhe tjetri, duhet t’i zgjidhim vet këto probleme me mësymjet agresive të Islamit Politik, duke mos u brengosur se çka mund të thonë e mendojnë të tjerët, pasi ata kurdo që duan e kanë zgjidhjen e gatshme për provokimet e keqpërdorimet e tilla në emër të fesë islame apo të çdo provokimi tjetër.
Ilir Meta dhe Janullatos
Shtetasi i Shqipërisë së Ilir Metës, Anastasios Janullatos, njeriu i ardhur kundërligjshëm në krye të KOASH-i, që nuk e njef trashëgimin e kishës së pavarur të Fan Stilian Nolit, ndërsa shqiptarët që e praktikojnë ortodoksinë i konsideron “vorioepirotas”.
Ilir Meta dhe Muhamed Sytari
Presidenti i Republikës së Shqipërisë u prit me 19 maj 2020 në Shkodër nga Myftiu i këtij qyteti, Imam Muhamed B. Sytari. Meta shprehu mirënjohjen e tij për Myftiun dhe Myftininë e Shkodrës, “për rolin vendimtar në përhapjen e harmonisë fetare e kombëtare”. Sytari është ai që njihet për qëndrime ekstreme islamike.
Ai edhe sivjet e kremtoj “çlirimin e Stambollit”, Konstantinopojës së dikurshme, por Presidenti Meta nuk kishte informata për këtë “përhapës të harmonisë fetare”. Nuk kishte informata as për atë se “çlirimtari” i Sytarit, Sulltan Mehmeti-Fatihu, përpos që e “çliroj” Konstantinopijën, e pati “çliruar” në atë kohë edhe Shkodrën.
Islamizmi i tillë është duke të shkatërruar ty, historinë e kulturën tënde, traditat, doket e zakonet tona shqiptare, e jo tjetërkend.
Eshtë ndoshta rast botëror që përfaqësuesit eminent të një kombi, janë pa përjashtim të renditur në shërbim të shkombëtarizimit të popullit të vet?!…
Të mallkuarit !
Ekspozim mizor i islamit politik antishqiptar… Nuk u hahet “iftari” restauranteve apo shtëpive të veta, por gjithsesi u duhet organizim publik për hirë të islamit politik
* * *
PËR NJË HOXHË KRENAR TË PRIZRENIT dhe për krenarinë e tij Muslimane-Panturke e për Anti-Shqiptarizmin legal
Mbrëmë me 9 qershor 2020 deri në orët e vona të natës jam kënaqur duke lexuar tek profili i një “imami të nderuem” nga Prizreni, se çka kishte folur për ditë të tëra, për muaj e vite, nga këndi i interesave të miletit/umetit Musliman (të cilit kajhere ia kishte bërë nga një ambalazhim si: “populli Shqiptar!”. Shihej qartë se është një Musliman krenar, e që me foto tregonte se e ka mik të ngushtë Naim efendi Tërnavën, Sabri Bajgorën, e të tjerë hoxhë të “vijës institucionale” antishqiptare!
Sulltan Mehmet Fatihu – i njohur me nofkën “I tmerrshmi”, “çliruesi” i Konstantinopojës së dikurshme, Shkodrës dhe i një varg qytetesh shqiptare, të cilat i ka bërë rrafsh me tokë, duke masakruar, dëbuar popullsinë shqiptare nga qytetet dhe zëvendësuar atë me popullata të ish-Perandorisë Osmane.
* Për te ata që e kanë pushtuar Konstantinopojën, “kanë qenë Burra” (e ka fjalën për Sulltan Mehmet Fatihun- të njohur si “I Tmerrshmi!”) , që po ashtu i ka shndërruar në gërmadha qytetet shqiptare si Shkodrën, bije fjala, duke masakruar, dëbuar dhe mbushur vendin me kolonë të viseve të ish-Perandorisë Osmane, pastaj.
Ky nuk ishte një imam që flet pa lidhje si Shefqet Krasniqi apo Irfan Salihi, por një imam i ri, muskuloz, sportist, modern kajhere, radikal islamist më shumë, e antishqiptar në thelb gjithë kohën!
Naim Tërnava si pjesëmarrës në varrimin e nënës së Erdoganit, para disa vitesh… Duhet të keshë marrëdhënje tepër të afërta me dikë që e udhëheqë një shtet tjetër të madh,siç është Erdogani, që të të njohtoj për vdekjen e nënës së vet. Kjo është edhe një dëshmi tjetër për përzierjen direkte të kreut shtetëror të Turqisë në islamizimin dhe xhamiizimin e viseve shqiptare në mbarë Gadishullin Ilirik!
* Mbrëmë kam menduar gjerë e gjatë për rolin e policisë në Kosovë e Shqipëri, sidomos të shërbimeve sekrete në të dyja këto vende. Mendoaj se policitë tona a duhet të reagojnë e ndërmarrin masa vetëm pasi t’i del flaka diçkaje apo të ndërmarrin hapa pengues, kur e shohin gjithë këtë tym të zi?
* Hoxha për të cilin po flas pa ia përmendur emrin, në të vërtetë është më i zi se që ishte për ne Lavdërim Muhaxheri, terroristi i njohur islamik. Me vepra antishqiptare, po mendoj.
* I shihja morinë e fëmijëve të pafajshëm që ishin ulur në xhami dhe “Hoxhë i Turqisë së Sulltan Mehmet Fatihut”, i ngritur në këmbë, duke i edukuar e arsimuar që ta harrojnë vetvetën e kulturën e vet. Në midis të Kosovës së lirë e të pavarur.
Madje, në kryeqytetin historik të kombit!
* Populli Shqiptar është një popull i krisur, i çarë e vrarë në shpirt e ndërgjegje. Dhe si të mos jetë kaq i pandërgjegjshëm njerëzisht e kombëtarisht, kur i ofrohet e gjithë kjo sasi e propagandës antishqiptare, të cilën e shfrytëzojnë për ditë duke ia hequr një kulturë nga mendja njeriut të vet, e duke ia mbjellë kulturën tjetër joshqiptare.
I pambrojtur nga shteti i vet: At Nikolla Marku, prift i Kishës Shën Mëria në Elbasan
I pa mbrojtur nga shteti i vet dhe i përjashtuar nga BIK-u: Imami Drilon Gashi nga Peja
* Mi jep mjetet e propagandës në dorë, une për dy muaj ia ndërroj mendjen një populli, ka thënë një teorik i propagandës për efektet e propagandës. Mirëpo, tek Shqiptarët nuk ka tashmë nevojë të depërtoj armiku me mjetet e veta të propagandës, pasi Shqiptarët e shkatërrojnë vetvetën tashmë, pasi që Islami i ka sjellë në atë gjendje sa më nuk e dijnë çka duhet e çka nuk duhet të bëjnë.
Une nuk dua të besoj që Shërbimet e Fshehta të Kosovës e të Shqipërisë janë ashtu siç i kemi “të aftë e largpamës burrështetasit tanë” gjithandej, se po të jenë të tillë, atëhere ky popull është përpara zhdukjes e zhbërjes.
Po e zhbënë vetvetën ?!
* * *
Rrëmujë …
Rrëmujë e vërtetë … Pas largimit të dhunshëm të Qeverisë Kurti, të dalur nga zgjedhjet e lira e demokratike të 6 tetorit 2019 , u deshtë të kalonin pesë muaj ditë përderisa memzi u formua qeveria e dalë nga ato zgjedhje. LDK që din të mobilizohet e pajtohet edhe për një javë ditë, kur i qëndron presioni i kreut të PDK-së pas, sidomos ai i Hashim Thaçit, mezi arriti të pajtohej me, sipas tyre, nacionalistin e majt Albin Kurti. Edhe pasi u pajtuan me mundime të mëdha, “Kali i Trojës” së PDK-së, i strehuar në barkun e LDK-së, nuk e la rehat për asnjë moment Qeverinë Kurti.
Në gjithë këtë provokim jo ndaj Kurtit por më shumë ndaj Kosovës, qëndroj pas Hashim Thaçi, që kurrsesi nuk mundi ta duronte hijen e Albinit “në Kosovën e tij!”. E shpikën edhe “antiamerikanizmin” e Kurtit, mu ata që bartin përgjegjësi historike për veprimin më antishqiptar të mundshëm, xhamiizimin e Kosovës Shqiptare për interesat panturke-islamike e panserbe-sllave!
Albin Kurti me përvojë të madhe në protesta rrugësh, megjithëse elokuent dhe intelektual i shquar, nuk diti të gjendej përballë krimit njëzetvjeçar në vend, kur të gjithë ata që tashmë si kujton askush për të mirë, u bënë grusht kundër tij.
Me largimin e dhunshëm të kësaj Qeverie legjitime, më shumë se Albin Kurti si person, është dëmtuar Kosova, pasi qartazi po del se është mu Thaçi ai që e rrëzoj qeverinë dhe e zëvendësoj me një tjetër, me ndihmën e ish-ministrit të Qeverisë Zejnullau, të atyre kuislingëve të dikurshëm që e “udhëhiqnin Kosmetin”, pasi Slobodan Milosheviç me tanke e rrëzoi autonominë e Kosovës.
Vetëm ai që është totalisht i verbër nuk e sheh se që në zanafillë, pra paraprakisht përmes mashtrimeve të shërbimeve sekrete antishqiptare, na janë imponuar kuadro të shantazhuara.
Edhe Gjykata e Hagës, për themelimin e të cilës nuk është fajtor as populli i Kosovës e as UCK-ja, pasi ishte Serbia ajo që bëri gjenocid ndaj shqiptarëve, u ngritë prej këtyre ndotësirave të shantazhuara. Tash për ta shpëtuar vetën, çka nuk janë në gjendje të bëjnë ata ?
“Shpata e Demokleut”, sherri i tyre, po i rri mbi qafë një populli të tërë.
A është Albin Kurti Naiv?
Jo!
A është Albin Kurti Anti-Amerikan?
Jo!
Albin Kurti ka formim intelektual në politikë, sigurisht është më i ngrituri ndër ata që merren me politikë në Gadishullin Ilirik. Por i ka edhe të metat e caktuara: kokëfortësinë “revolucionare”, shpjegimin e ngjarjeve shpesh nga një realitet paralel, gjykimet shpesh “libreske”, pastaj mendimin e gabueshëm se ka mision, e jo atë se është një politikan i thjeshtë në një vend të vogël, ku ai dhe të tjerët i kanë e duhet t’i mbrojnë dy-tre detyra e obligime kombëtarisht obliguese; atë të ruajtjes së integritetit territorial të vendit dhe të zhvillimit ekonomik të tij, e sidomos të ruajtjes së raporteve miqësore me SHBA dhe të gjithë ata që e kanë ndihmuar dhe e ndihmojnë Kosovën.
Edhe nacionalisti Albin Kurti, vazhdon të bëjë lojëra me Islamin, për hirë të “votave të muslimaneve e muslimanëve”. Një gazetar i Kosovës e kishte quajtur “Albin Hoxha”… Me shumë të drejtë !
Sidoqoftë, mungesa e përvojës në pushtet (mezi e lanë 3 muaj ditë, madje duke “iu falenderue” pandemisë) dhe “dinakëria” e domosdoshme që i mungon, kur ka aq shumë ujqër të uritur përreth vetës, ndikuan që t’i bënte disa gabime politike që nuk do të duhej t’i bënte, e me të cilat e dëmtoj Kosovën, duke i lëshuar rrugë atij me të cilin është lodhur Kosova: Hashim Thaçit !
* * *
- Serbia gjithmonë është udhëhequr prej ideve serbomëdha të SANU, pasi ajo nuk ka pasur kuazi akademi “shkencash” si Kosova (Kosmeti), e as “akademik të mëdhenj”, si Rexhep Qosja.
- Serbia ka bluar popuj të tërë me “mullirin” e vet të asimilimit, e nuk e ka bluar vetvetën, siç po e bluajmë ne, me Islamin “famëlartë!”
- Serbia e ka humbur iluzionin e vet për Slloveninë, si “pjesë” të ish-Jugosllavisë, (Kralevinu SKS të dikurshme, të fshehur pas “vëllazërim bashkimit e bashkëjetësës së kombeve e kombësive tona të barabarta” më vonë), që në realitet gjithmonë është sunduar prej serbëve.
- Serbia e ka humbur luftën e vet pushtuese nga çlirimtarët e Kroacisë, që qenë të vetmit që ia përgjakën hundët dhe e dëbuan bishtpërfundi.
- Serbia në BeH nuk ka humbur asgjë, përkundrazi një shoqëri multietnike e multifetare, siç ishte Bosnja, e shndërroj në një krijesë pa të ardhme, ku Serbët që përpara luftës në numrin e përgjithshëm të popullsisë bënin pjesë diku në 33 për qind të numrit të banorëve, tashmë e zotërojnë 51 për qind të territorit të Bosnjës, me krijesën gjenocidale Republika Srpska!, që është shtet e përtej shtetit, në atë krijesë të “qelqt” shtetërore.
- Serbia në Kosovë e ka humbur luftën me NATO-n, e jo me Shqiptarët, pavarësisht që “ne” kemi dëshirë që gjithë kohën edhe pas njëzet e sa vitesh, ta qesim “gjoksin e gjelit” përpara, si çlirimtar të vendit …
- Serbia “ka hequr dorë” nga Maqedonia, por duke arritur që me maqedonas, turq, arab e dreqin e të birin, kombin e vetëm autokton aty, Shqiptarët, t’i shndërroj të thuash në Musliman!
- Serbia, megjithëse e humbi luftën prej NATO-s, me metodat e saja të njohura e dinakëritë historike Serbo-Ruse për zgjerime territoriale, arriti aty këtu ta fus këmbën edhe në Kosovën tonë “multietnike”, me mbi 93 për qind shqiptarë. Naim Tërnava, Erdogan dhe Hashim Thaçi, duke u falur…
- Serbia, sëbashku me BIK-un, arriti që Lirisë Shqiptare, për të cilën jetuan, sakrifikuan e vdiqën gjenerata të tëra shqiptrësh me shekuj, ta komprometoj e ndoti aq shumë, sa që t’i jep ngjyresë e erë të Lirisë Muslimane!
Ish-Kryeministri në detyrë, Albin Kurti apo Albin Kamarier Bakllava, për nder të Fitër Bajramit, në fillim të orarit të punës, priti dhe i shërbeu me ballkava zyrtarët që punojnë në ndërtesën e Qeverisë.
Atyre kamarieri Albin Kurti iu uroi me fat Fitër Bajramin, mbarësi dhe shëndet.”
Përshëndetje të përzemërta Gjunglës së Bakllavistanit!
Respekt i pafund për “udhëheqësit”-kamarier të Republikës sonë Bakllava!
Nëse doni ta kuptoni se prej çfarë Naivësh udhëhiqet populli ynë Pellazgo-Ilir-Shqiptar, shikojini me vëmendje këto foto deri tek e fundit. Shikojini dhe analizoni të gjitha. Keni durim. Të preferuarit e mij janë vetëm dy persona këtu, At Nikolla Marku, prifti i Kishës ortodokse të Elbasanit dhe imami nga Peja, Drilon Gashi, që e rrezikojnë jetën e vet që besimi të jetë në shërbim të kombit, përderisa “udhëheqësit” e shteteve tona “kombëtare”, vetëm që s’ua puthin këmbët e duartë njerëzve të shërbimeve të huaja sekrete, që nën petkun e personave religjioz zhvillojnë veprimtari të hapur antikombëtare. Në këtë foto gjuha (e mjerë) e trupit të politikanëve tanë, flet ma shumë se sa moria e fjalëve të tyre.
Shikojeni Janullatosin e stërkënaqur me burrshtetasin e vet, ish-Kryeministrin e Greqisë, Micotaqis-in dhe në anën tjetër Naim Tërnavën e lumtur, me ish-Kryeministrin, tashmë Presidentin e Turqisë, Erdoganin, i cili, madje, së bashku me HTH, domosdo merrte pjesë në hapjen (inaugurimin) e dikurshëm të Aeroportit “Adem Jashari” të Prishtinës.
Në vrap tek “xhamia më e vjetër” në Gorë të Dragashi… (Kadri Veseli, kryetar i PDK-së)
Të gjitha projektet serbe qe dyqind vite rresht, e kanë paraparë shkatërrimin e popullit Shqiptar përmes Islamit për interesa joshqiptare, me të cilin e shqetësojmë parasëgjithash vetën tonë si Shqiptar, fqinjët dhe Europën. Nëse vazhdohet me këta hapa të furishëm në shërbim të Islamit tashmë politik, nuk ka me qenë e largët dita kur në vend të çështjes shqiptare, do të flitet për “çështjen muslimane”.
Këta politikan Naiv, e ndoshta ma zi e ma keq se sa Naiv, janë në rrugë që herdokur popullin Shqiptar ta shndërrojnë në “Tabelë Qitjeje” për fqinjët grabitçar, orekset e të cilëve për tokat shqiptare nuk shuhen kurrë.
Shqiptari u ka penguar gjithmonë armiqëve, ndërsa Muslimani ka qenë e mbetët ndihmësi më i madh për realizimin e planeve e synimeve të tyre antishqiptare.
Janullatos me ish-kryeministrin grek Micotakis
Ne duhet ta kërkojmë ndihmën e gjithë botës demokratike që të na i NDALOJNÊ e heqin qafe këta politikan antishqiptarë, qofshin të tillë me apo pa vetëdije, të cilët po na shkatërrojnë kombin, kulturën, traditat, doket, zakonet e historinë e tij me mësymjet në shërbim të Islamit Politik Global, gjithsesi për qëllime antishqiptare.
E kuptojnë apo nuk e kuptojnë se çka janë duke bërë, tashmë e keqja ka shkuar aq larg sa që më nuk është lehtë të ndalet!
Edi Rama me Janullatosin…
Sali Berisha me Janullatosin …
Kjo është Kosova jonë, pas ardhjes së Lirisë!
Në këtë mënyrë, këta servil të pështirë (të gjithë me rradhë, pa asnjë përjashtim), nuk e lejojnë ndarjen e religjionit nga shteti, sikurse në çdo vend të mirëfillt demokratik, por e faktorizojnë religjionin islam apo cilindo religjon tjetër, duke iu dhënë festave fetare kuptimin që se kanë e që s’duhet ta kenë në asnjë rrethanë.