101 ditët e ‘Qeverisë Kurti’!

2
482
Albin Kurti - The Guardian
Florim Zeqa
Florim Zeqa

Shkruan: Florim Zeqa, 15.05.2020

‘Qeveria Kurti’ në vend që të raportoj në Kuvend për 100 ditëshin e punës së saj, i zgjodhi hapësirat e ngushta të kabinetit qeveritarë për t’i thurur lavde vetes në prezencën e mediave. Mbase kjo ishte mënyra më e mirë për t’i ikur debatit dhe përgjegjësisë para organit më të lartë ligjvënës në vend.

‘Qeveria Kurti’ e ardhur në pushtet me premtime të mëdha, së shpejti mund të largohet nga pushteti me punë të vogla dhe fjalë të mëdha.

Puna e mirë dhe sukseset e një qeverie maten me zhvillimin ekonomik të vendit dhe mirëqenjen e qytetarëve. E përderisa është kështu, atëherë fjalët e mëdha nuk përputhen assesi me punët e vogla e të papërfillshme të kësaj qeverie.

Kanë ndryshuar kohët, në të kaluarën “dita e mirë shihej në mëngjes”, tani as mëngjesi dhe as mesdita nuk e përcaktojnë, se çfarë do t’na sjellë mbrëmja!

Edhe në rrethana normale, 100 ditët e para janë pak për të vlerësuar sukseset dhe dështimet e një qverie.

‘Qeveria Kurti’ e filloi mirë punën me zvogëlimin e kabinetit dhe përgjysmimin e pagave për kabinetin qeveritarë, dy punët e vetme të mira të kësaj qeverie.

I quajta 101 ditët e ‘Qeverisë Kurti’, për shkak se vetëm njëra nga këto 101 ditë konsiderohet si ditë e suksesit të kësaj qeverie, pra është pikërisht ajo e përgjysmimit të pagave të kabinetit qeveritarë.

Vendimet e tjera të kësaj qeverie nuk është që shënojnë ndonjë progres të theksuar, përkundrazi janë vendime që prodhuan shkarkimin dhe vetizolimin e qeverisë, stagnim të proceseve integruese të vendit dhe përkeqësim të mardhënjeve ndërkombëtare të shtetit tonë.

Kur këtyre 101 ditëve i hiqen 51 ditë të qeverisjes normale dhe legjitime, 50 ditët e tjera janë qeverisje në detyrë apo qeverisje me legjitimitet të cunguar.

Është pikërisht kështu për shkak se të gjitha vendimet e 50 ditëve të fundit të qeverisë mund të anulohen nga qeveria e re në ardhje, ngjashëm siq kishte vepruar ‘Qeveria Kurti’ me vendimet e ‘qeverisë në largim’ të Haradinajt.

Pra, shkarkimet dhe emërimet e reja të bordeve mund të anulohen ashtu siq mund të anulohen edhe shkarkimet e të gjithë ambasadorëve dhe konsujve të Republikës së Kosovës në vendet evro-perëndimore.

Kur jemi në këtë segment, edhe përkundër shkarkimit nga pari i diplomacisë kosovare, 7 ambasadorët dhe 14 konsujt e Republikës së Kosovës në misionet diplomatike në botë janë duke e vazhduar normalisht punën në vendet përkatëse.

Deri tek kjo anomali ka ardhur si pasojë e mosdekretimit, gjegjësisht mosrespektimit nga ana e presidentit e vendimit të ministrit të jashtëm për shkarkimin e ambasadorëve dhe konsujve fuqiplotë!

Se a do të kthehen në Kosovë apo do të mbetën edhe më tutje në misionet diplomatike ambasadorët dhe konsujt e shkarkuar varet nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, që i bie, nëse kushtetuesja miraton dekretin e presidentit për mandatarin e ri të qeverisë, atëherë gjasat janë të mëdha që vendimet e mimistrit të punëve të jashme të revokohen, në të kundërtën, nëse vendi shkon në zgjedhje, atëherë mundësia e tërheqjes së tyre nga përfaqësitë diplomatike është e madhe. E njëjta gjë vlenë edhe për bordet e shkarkuara.

Me ose pa dashjen e tij, me shkarkimin e bordeve nga pozicioni i kryeministrit në detyrë, edhe Albin Kurti u fut në lojën e (ç) kapjes së shtetit. Për shkak se shkarkimi dhe emërimi i bordeve me zyrtarë partiakë, për aq sa e dëshmon çkapjen, e vërteton rikapjen e shtetit.

Kësisoji, vetëm se po vazhdon loja e pambarim e kapjes dhe çkapjes së shtetit. Kap njëri e çkap tjetri, më i zi i riu sesa i vjetri (popullore).

Kjo po i bie, që ai që është nën dardhë (në qeveri) i han dardhat, ndërsa ata që janë largë hijes së dardhës (qeverisë), e që janë qytetarët e rëndomtë nuk do t’i shijojnë asnjëherë “frytet” e shtetit për të cilin pritën gjatë dhe sakrifikuan jashtëzakonisht shumë.

Ku mbeti barazia qytetare e proklamuar nga Albin Kurti, ku mbeti shteti i së drejtës dhe barazia para ligjit, ku mbeti reforma e premtuar në sistemin e drejtësisë. Pse nuk shkoi Lumezi e nuk erdhi Elezi!?

E kuptoj se 100 ditë janë të pamjaftueshme, ndërsa 51 janë tepër pak për realizmin e një premtimi të tillë, por iniciativa e një VETTING-u në sistemin e drejtësisë ka mundur të ndodhë brenda një dite të vetme ashtu siq ndodhi në bordet publike.

Shpresat asnjëherë nuk thyhen nga ai që nuk e pret, por nga ai që të premton shumë dhe nuk të jepë asgjë!

Politizimi dhe loja e pandershme me pandeminë e mbarë spektrit politik, në veçanti menaxhimi i keq i “Coronavirus”-it nga qeveria, qytetarëve të vendit ua solli zhgënjimin dhe thyerjën më të madhe shpirtërore.

Përderisa seleksionimi për “karantinim” me rastin e kthimit të bashkombasve nga shtetet evro-perëndimore e shkaktoi vetëvrasjen e një të riu, masat tepër të ngurta të izolimit, moskujdesi ndaj familjeve të izolura dhe humbja e të gjitha shpresave për një të nesërme më të mirë është duke e rritur numrin e vetëvrasjes së të rinjëve shqiptarë në banesat dhe shtëpitë e tyre, dukuri kjo e pazakontë e shoqërisë sonë.

Vetëvrasja e Agon Musliut (26 vjeçar) nga Gjilani, është pasojë fatale menaxhimit të pasuksesshëm dhe papërgjegjshëm të karantinës në Qendrën e Studentëve në Prishtinë dhe të trajtimit të pabarabartë të bashkatdhetarëve nga pushtetarët aktual

Fatin tragjik nuk troket asnjëherë në dyertë e pushtetarëve, për arsye se atyre nuk ju mungon asgjë në këtë kohë pandemie. Është mirë që është kështu, dhashtë Zoti që mos t’iu ndodhë kurrë gjë e keqe në familjet e tyre.

Por pushtetarët duhet të tregojnë ndjesinë e tyre për jetët e humbura e të rinjëve shqiptarë për shkak të izolimit, të cilat nuk do të kthehen më asnjëherë, sikurse që nuk do të kthehet për një kohë të gjatë hareja dhe gëzimi në familjet e tyre.

Mungesa e shprehjes së ndjesisë së pushtetarëve pas humbjes së jetës e të riut në karantinë në Qendrën e Studentëve e bënë akoma më të rëndë dhe më të pashpresë jetën e qytetarëve në shtetin e Kosovës.

Dorëheqja e ministrit të shëndetësisë, ministrit të punëve të brendshme apo e kryeministrit të shkarkuar si akt moral ndaj familjes, do të nënkuptohej më shumë se kaq, do të lehtësonte dhimbjen e familjes dhe krijonte ndjenjen e përgjegjësisë morale të liderëve shtetëror ndaj qytetarëve të vendit.

Kur mungon përgjegjësia morale e liderit shtetërorë, ajo politike as që vjen në shprehje!

Të paktën, kësaj radhe ishte dashtë që Albin Kurti të reflektojë më shumë se asnjëherë më parë nga dorëheqja e 13 viteve më parë e ish ministrit të Punëve të Brendshme, Fatmir Rexhepi, i cili kishte dhënë dorëheqje të parevokueshme nga posti i tij si akt moral para qytetarëve të vendit, edhe pse nuk mbante asnjë lloj përgjegjësie për vrasjen e dy protetstuesve të VV-së nga policia rumune e Euleksit.

Demonstrimi i aktit moral do t’ia rriste vlerën kryeministrit të shkakruar, në të kundërtën, mosndjesia ndaj këtij rasti e ka dëmtuar akoma më shumë imazhin edhe ashtu të lënduar të kryeministrit në detyrë Albin Kurti.

Të gjithëve nga gëzon shëndeti i mirë i kryeminsitrit, fryerja e faqeve dhe trashja e qafës për 100 ditët e qeverisjes, por akoma më shumë do t’na gëzonin punët e mira, përgjegjësia morale dhe ndjesia njerëzore e kryeministrirt kundrejt rasteve tragjike të qytetarëve.

Janë veprat ato që i bëjnë njerëzit e mëdhenjë, e jo fjalët!

2 KOMENTE

  1. 101 dite qeverie …nje super sukses:

    PRISHJA E RAPORTEVE ME USA.

    Shënim: Raportet me SHBA nuk i prishi Albini, por ata qe nuk e donin Albinin kryeministër. Këtë po e vërtetojnë edhe Albright e Engel, që po thonë se administrata Trump ka plane jo bipartizane për Kosovën, dhe po i kërkojnë administratës, që SHBA të jetë bipartizane në lidhje me Kosovën. Që do të thotë, se Albini ka të drejtë në dyshimet e tij, dhe se nuk është faji i tij, por i administratës Trump, që ka ndryshuar qëndrimet e saj ndaj Kosovës, për shkak të lëshimeve në interesa nga Hashimi, dhe Trump nuk po i pyet fare demokratët, që ndihmuan ta çlironin Kosovën! /AÇ

  2. AMERIKA po them, jo demokratet apo republikanet. Ne kete moment jane ne pushtet Republikanet… edhe ata pyeten.

    ALBINI ESHTE NJE ANTIAMERIKAN I KONFIRMUAR dhjetra here.

    24 Marsin diten me te rendesishme ne historine e Kosoves e permendi me 4 rreshta.
    Diten totalisht te parendesishme per Kosoven, …diten e Kuvendit te Turqise e permendi me 76 rreshta.
    Tamazinin e muslimaneve te Kosoves e uroi me 34 rreshta!…

    ARBEN, kot e ki te mendosh se Albin Kurtoglú eshte i mire. Ky eshte psikopat egomnaijak… dhe keshilltari i tij eshte PROSLLAVI Agon Hamaz – marksist sllav dhe antiamerikan me dhjetera artikuj anti-amerikan.

Komentet janë mbyllur.