13.5 C
Tirana
( Arkivi 2016 - 2021 )

100 gratë e vrara prej burrave kriminelë shqiptarë: Mjaft, mjaft më !

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info/
Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- & Grafik dizajner

Nga Fatbardhë Kiqina, Revista Drini9 Gusht 2018

BOLL MO!

Gjaku i vajzave e grave nuk mund ta shuaj etjen për gjak të burrave kriminelë shqiptarë.
Jo. Nuk janë krime pasioni, as krime nderi. Dashuria nuk vret. Mendjet kriminale vrasin.
Nuk ua kanë pasur borxh jetën! Vajzat e gratë nuk janë prone e juaja.

Shumica prej jush nuk do ua lexoni as emrat deri në fund, ashtu siç nuk u morën parasysh e u harruan krimet ndaj tyre. Jeta e tyre nuk pati vlerë, ama boll.

1. Zejnepe Bytyçi
2. Diana Kastrati
3. Donjeta Pajazitaj
4. Antigona Morina
5. Fildeze Hafizi
6. Natasha Kazanxhi
7. Manjola Luzi
8. Afize Lila
9. Eltelva Ndoka
10. Zhazivare Dervishi
11. Liljana Ruko
12. Alketa Llapushi
13. Lumturie Xhilaj
14. Ilda Dervishi
15. Ariela Murati
16. Adriana Shaholli
17. Vergjinushe Hasani
18. Eleni Basho
19. Megi Jokiçi
20. Naime Abazi
21. Arze Biba
22. Lule Cara
23. Leonora Kaloçi
24. Lahe Sina
25. Shqiponja Miza
26. Rajmonda Sota
27. Thellëza Lelaj
28. Marie Çuku
29. Alma Gjata
30. Dane Prendi
31. Pranvera Muslika
32. Manjola Koxhaj
33. Marjana Bregu
34. Fatbardha Tafa
35. Fatjona Sula
36. Miranda Shtjefni
37. Eliverta Çoçka
38. Rolanda Doku
39. Ajshe Vata
40. Lime Dedej
41. Azbie Myftari
42. Manushaqe Çeliku
43. Ahsinja Krytha
44. Nertila Petriti
45. Vasilila Muço
46. Valentina Begu
47. Sonila Tafa
48. Mereme Pashai
49. Gjyste Paplekaj
50. Lumturi Selimaj
51. Mimoza Nikolli
52. Valbona Çarçani
53. Alketa Cani
54. Anxhela Haga
55. Feride Prokshi
56. Sose Metushi
57. Miradie Hetemi
58. Xhulieta Çuni
59. Suela Sula
60. Z.C (66 vjeçe)
61. Elsina Hidershaj (Emmy)
62. Migena Këllezi
63. Arianita Zahiti
64. Shkurte Veseli
65. Liljana Rukaj
66. Valbonë Nrecaj
67. Fjoralba Nonaj
68. Fatime Selmanaj
69. Seneada Selmanaj
70. Erjeta Avdyli
71. Irena Sela
72. Fatmira Deda
73. Dije Lita
74. Resmije Goxhaj
75. Liljana Zhehza
76. Liljana Uzo
77. I. Çekakani
78. Marte Malndrea
79. Dallëndryshe Jazxhi
80. Lumturie Xhilaj
81. Nurije Metallari
82. Natasha Kazanxhiu
83. Irena Seli
84. Alda Canaj
85. Mbarime Canaj
86. Denisa Demaj
87. Liljana Arapi
88. Greta Baja
89. Jonida Çanaku
90. Yllka Xhiko
91. Zyra Lila
92. Alma B.
93. Elida Osmani
94. Brunilda Hoxha
95. Lidia Nusdorfi
96. Ermira Arapi
97. Diana Zhubi
98. Sevdije Berisha
99. Valbonë Marku
100. Vajza e Valbonë Markut

(…) shërbejnë për të përshkruar edhe dhjetëra vajza e gra shqiptare të tjera që janë vrarë dhe që do të vazhdojnë të vriten.
Kjo tokë i urren gratë./KultPlus.com

Burrat, Gjinia e Ligë: 101 gra të vrara. 628 raste të dhunës në familje vetëm këtë vit

AUTORI: MERITA MIFTARI GAZETAEXPRESSE enjte, 09 Gusht 2018 14:43

Listës së gjatë të grave që po vriten nga burrat, të martën mbrëma, iu shtua edhe emri i Valbonë Nrecajt dhe vajzës së saj të mitur. Vrasja e rëndë që tronditi Kosovën ndodhi brenda shtëpisë së familjes së Valbonës. Dyshohet se burri i saj, Pjetër Nrecaj shtiu me armë zjarri në drejtim të gruas dhe vajzës së tyre të mitur. Burrat që vetëm të fortë nuk janë, ata që me armë dhe dhunë fizike po “dëshmojnë forcën” karshi gjinisë së kundërt, kanë krijuar një listë të gjatë emrash të grave dhe vajzave të vrara. Emrat e këtyre viktimave, në total 100, që nga dje po qarkullojnë në internet.

Për Valbonën dhe vajzën e saj, të hënën në Gjakovë do të protestohet me sloganin “Mjaft më me Vrasjen e Vajzave dhe Grave”. Kjo protestë është paralajmëruar nga Rrjeti i Grave të Kosovës.

Përmbledhja e disa rasteve kur gratë u vranë nga burrat ndër vite, të japin përshtypjen se në Kosovë po krijohet ambient i pasigurt.

Në nëntor të vitit të kaluar Sevdije Berisha nga Peja, gjatë kohës kur po flinte u godit me sëpatë nga bashkëshorti i saj, Isen Berisha. Pas plagëve të rënda gruaja ndërroi jetë në QKUK. Ai kishte plagosur rëndë edhe rejën shtatzënë. Vdekja e Sevdisë ndodhi dy ditë para shënimit të Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Ndaj Gruas.

Në muajin dhjetor, në fshatin Radishevë të Skenderajt, Feride Tahiri, u vra me pushkë në sy të fëmijëve nga bashkëshorti i saj, Xhevdeti. Ai nuk e kishte lënë me kaq. Aktin e tij e kishte vazhduar edhe në fshatin fqinj, Runikë, ku kishte lënë të plagosur rëndë, motrën e gruas, Fitoren dhe burrin saj, Dritonin.

24-vjeçarja nga Deçani, Donjeta Pajaziti, u grabit dhe u vra me dy plumba në kokë. Tek pas gjashtë javëve u gjet në Bjeshkët e Strellcit.

Gruaja 35 vjeçe nga Gjakova, Dafina Zhubi, u gjet e vdekur në banesën e të dashurit të saj. Familjarët thanë se ndaj saj u ushtrua edhe dhunë fizike.

Zejnepe Bytyqi-Berisha nga Suhareka u ther për vdekje me thikë nga bashkëshorti i saj edhe pse 16 herë kishte denoncuar dhunën në polici.

26-vjeçarja nga Vushtrria, Arianita Zahiti, vetëm 5 javë pasi kishte nisur jetesën në Gjermani te bashkëshorti i saj Avdyl Nasufi, u gjet e vrarë me thikë. Vrasjen e saj e ka pranuar ish-burri Nasufi, i cili me të kryer krimin është dorëzuar tek autoritetet gjermane.

Sidoqoftë, Policia e Kosovës nuk kishte arritur të parandalonte vrasjen e Valbonës dhe vajzës së saj edhe pse e ndjera kishte njoftuar policinë pak orë para vdekjes se po kërcënohej nga bashkëshorti. Valbona kishte denoncuar në polici burrin e saj edhe më parë për shkak të dhunës që ai ushtronte ndaj saj.

Rastet e dhunës në familje janë në rritje. Në statistikat e Policisë së Kosovës dhënë Gazetës Express bëhet e ditur se gjatë periudhës janar-qershor 2018, janë evidentuar gjithsej 628 raste të dhunës në familje.

Sipas këtyre statistikave, gjatë vitit 2015 janë evidentuar 1038 raste të dhunës në familje, gjatë vitit 2016, 1227 raste dhe gjatë vitit 2017 gjithsej 1269 raste të dhunës.

“Numri i viktimave sipas gjinisë: në vitin 2015: 869 femra dhe 202 meshkuj, në vitin 2016: 988 femra dhe 259 meshkuj, në vitin 2017: 958 femra dhe 261 meshkuj, në periudhën janar-qershor 2018: 500 femra dhe 115 meshkuj”, thuhet më tej në statistikat e Policisë.

Për vrasjen e dyfishtë që ndodhi të martën mbrëma në Brekoc të Gjakovës kanë reaguar dhe dënuar këtë akt krerët shtetërorë, shoqëria civile dhe qytetarë të shumtë. /Gazeta Express

NJË ELEGJI E SHKURTËR, E TRISHTUESHME, E RAMADAN VELIUT

NJËQINDËSHI I KOBSHËM …

Njeqind here jeta eshte shuar
Njëqind here dielli eshte ngrysur
Njëqind here qielli eshte grisur
Njeqind yje n’shkelqim jane fikur
Njëqind lule n’lulezim jane keputur
Njeqind buzeqeshje nga buzet jane marrë
Njeqind endrra n’fluturim jane vrarë
Njeqind lindje ne pritje jane ngulfatur
Njeqind buzeqeshje femijesh jane tretur
Njeqind enderra dikund rrugeve kane mbetur
Njeqind…

( Ramadan Veliu , ish-i burgosur politik në ish- Jugosllavi )

- Reklama -

Më shumë shkrime

Shkrimet e fundit