10 vjet më parë u nda nga jeta Pjetër Arbnori, Mandela i Ballkanit

1
2742

Përgatiti Ndoc Shabani

Pjetër Arbnori (18 janar 1935 – 8 korrik 2006), ishte një shkrimtar dhe politikan shqiptar. Ai është quajtur “Mandela i Ballkanit”, për shkak të kohës së gjatë të kaluar në burgjet e diktaturës komuniste, 28 vjet.

Jeta e hershme

Pjetër Arbnori lindi në Durrës më 18 janar 1935. Ai mbeti jetim në moshën shtatë vjeçare, kur i ati u vra nga forcat partizane të Enver Hoxhës gjatë luftës civile që u zhvillua në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai mbaroi shkollën e mesme me medalje të artë, por iu mohua e drejta për të vazhduar shkollën e lartë, për shkak të të kaluarës antikomuniste të familjes së tij. Ai jetonte bashkë me nënën dhe dy motrat e tij.

Pas përfundimit të shkollës së mesme Arbnori gjeti punë si mësues në vitin 1954, por u pushua nga puna pa mbushur vitin për arësye politike. Pasi kreu shërbimin e dtyrueshëm ushtarak kreu punë të ndryshme duke përshirë edhe punë në bujqësi. Gjatë kohës që punonte ai arriti, duke përdorur mbiemër tjetër, të pranohet në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Tiranës në vitin 1958. Ai e përfundoi këtë shkollë pesë vjeçare me korrespondencë në dy vjet në vitin 1960. Mbas kësaj Arbnori punoi si mësues letërsie në një shkollë të Kavajës.

Veprimtaria politike

Gjatë kohës që punonte në Kavajë, Arbnori së bashku me disa intelektualë të tjerë krijoi në fshehtësi Lëvizjen Social-Demokrate. Arbnoi ra në sy të Sigurimit të Shtetit (policia sekrete e regjimit komunist) dhe u arrestua së bashku me shtatë të tjerë. Pas një periudhe dy vjeçare në hetuesi ku ai iu nënshtrua torturave çnjerëzore Pjetër Arbnori u dënua me vdekje. Ky dënim iu kthye në 25 vjet burg, sepse autoritetet shpresonin akoma që nëpërmjet Arbnorit të zbulonin pjesëtarë të tjerë të organizatës së fshehtë ku ai bënte pjesë.

Në kushtet më të vështira në burg ai shkroi një pjesë të madhe të veprës së tij letrare. Në kohën që periudha e dënimit të tij po përfundonte, atë e dënuan përsëri me dhjetë vjet burg. Në gusht të vitit 1989 Pjetër Arbnori u lirua nga burgu. Arbnori kaloi 28 vjet në burgun e Burrelit. Ai u arrestua në moshën 26 vjeçare dhe u lirua kur ishte 54 vjeç.

Në janar të 1990 ai mori pjesë në Shkodër në demostratën kundër pushtetit komunist që rrëzoi bustin e Stalinit. Po në të njëjtin vit ai ishte bashkthemelues i degës së Partisë Demokratike në Shkodër. Prej vitit 1991 deri më 2001 ishte deputet në Kuvendin e Shqipërisë, dhe prej vitit 1992 deri më vitin 1997 ishte Kryetar i Kuvendit.

Në vitin 1997, Partia Demokratike tij humbi zgjedhjet ndaj Partisë Socialiste të Shqipërisë të kryesuar nga Fatos Nano, pas trazirave të shkaktuara nga rënia e skemave e piramidale, që kishte shkaktuar shkatërrimin financiar të mijëra vetëve. Për Pjetër Arbnorin shpejt u bë e qartë se, ekzistonte rreziku që censura që ishte e zakonshme nën regjimin e vjetër të mund të rivendosej. Kështu, kur stacioni televiziv shtetëror nuk pranonte të transmetonte deklaratat dhe nismat e partisë opozitare, ai hyri në grevë urie. Fama e “Mandelës së Ballkanit” tërhoqi vëmendjen e shumë qeverive të botës perëndimore, mbështetja e të cilëve e detyroi koalicionin e shumicës së majtë në Parlament për të rishikuar qëndrimin e saj dhe të miratojë një garanci formale të pavarësisë së shtypit nga ndërhyrja e shtetit. Ndryshimi në ligj u njoh si “Amendamenti Arbnori”.

Pjetër Arbnori vdiq në Napoli, Itali ku kishte shkuar pas një hemorragjie celebrale. Ai ishte i martuar dhe la dy fëmijë. Partia Demikoratike, që kishte ardhur në pushtet në këtë kohë, e nderoi atë duke zhvilluar një ceremoni zyrtare shtetërore.

Vepra letrare

“Kur dynden vikingët”, novelë, Shtëpia Botuese “Bilal Xhaferri”,1992
“Mugujt e mesjetës”, roman, 1993
“Bukuroshja me hijen”, novelë, Shtëpia Botuese “Bilal Xhaferri”,1994
“E bardha dhe e zeza”, roman, 1995
“E panjohura”, Vdekja e “Gebelsit” novela, 1996
“Shtëpia e mbetur përgjysmë”, roman, 1997, për të cilin Pjetër Arbnorit iu shtuan dhjetë vjet burg.
“Vorbulla”, roman, Shtëpia Botuese “Bilal Xhaferri”,1997
“Letër nga burgu”
“Nga jeta në burgjet komuniste” (studime historike 1992)
“Brajtoni, një vetëtimë e largët”, roman, 2000
“Lufta për të mbetur njeri”, intervista, 1990-2000
“Historia e Anglisë”, Andre Morua, përkthim, 1996
Nderimet
Mësues i Popullit
Pishtar i Demokracisë
Oficer i Madh i Urdhrit të Plejadës
Urdhri “Nënë Tereza”
Gjergj Kastrioti Skënderbeu

Who is Who

Urdhri “Nderi i Kombit”, dekorohet (pas vdekjes) më 28.10.2011 nga Presidenti i Republikës Bamir Topi me motivacionin: “Personalitetit të shquar të Shkodrës dhe të gjithë Shqipërisë, simbolit të sakrificave mbinjerëzore nën persekutimin komunist, politikanit paqësor dhe shkrimtarit të talentuar, intelektualit vizionar e qytetarit fisnik, që gjithë jetën dhe veprimtarinë e tij ia kushtoi idealeve të mëdha të demokracisë, shtetit të së drejtës dhe të përparimit kombëtar”.[1][2]

Politikë

Deputet në pesë legjislatura
Kryetari Kuvendi: 1992-1997
Sekretar i Komisionit parlamentar për të Drejtat e Njeriut
Sekretar i PD-së për Marrëdhëniet me Publikun.
Anëtar i kryesisë së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve
Anëtar i Komisionit parlamentar për Punët e Jashtme
Kryetari Forumit: “Të drejtat e njeriut kundër dhunës policore”

Bibliografi

Agim Musta, Enver Memisha, “Antologji e plagëve nën terrorin komunist” (2006), Tiranë, ISBN 99943-38-12-9
Shefki Hysa, “Diplomacia e vetëmohimit”, publicistikë (2008), Tiranë, ISBN 978-99956-650-3-6

Shih edhe

Faqe e revistës “Krahu i Shqiponjës
Komuniteti Kulturor Çamëria
Faqe e LSHA
Diplomatic Mission Peace And Prosperity
Lidhje të jashtme
Council of Europe
A remarkable creative individuality – By Dr. Haim Reitan
Faqe për Pjetër Arbnorin
Faqe e Shefki Hysës
Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë
Fuqia për të rikrijuar lirinë – nga Shefki Hysa

1 KOMENT

  1. Pjeter Arbnori ka qene njeri i madh e sidomos SHQIPTAR i madh. Por krahasimi me Mandellen eshte i keq, sepse Mandella ka qene i burgosur per shkak te disa vrasjeve, qe i ka bere se bashku me gruan e tij. Mandella poashtu ka pase ide dhe veprimtari marksiste dhe komuniste, ndersa PJETER ARBNORI eshte viktime e komunizmit.
    Prandaj mos e nenvlersoni Pjetrin, duke e krahasuar me nje komunist.

Komentet janë mbyllur.