Nga Noam Chomsky – Nacionale – 7 Shkurt 2020
“10 strategji të diversionit”… rregullat bazë të manipulimit mbi të cilat bazohen pushtetet në krizë legjitimiteti.
- Populli duhet ta ketë gjithnjë mendjen të zënë me tjetër gjësend dhe jo me problemet e vërteta.
Për këtë: T’ia largosh vijimisht vëmendjen nga problemet sociale reale duke e kthyer drejt çështjeve më të vogla, por me ndikim të madh emocional. - Populli duhet t’i perceptojë udhëheqësit si shpëtimtarë të vërtetë të kombit.
Për këtë: Shpik kërcënime të rreme ose krijo probleme të rënda, që e shqetësojnë realisht dhe e angazhojnë opinionin publik, mandej ofroji vetë zgjidhjet.
Një shembull: Favorizo mungesën e qetësisë dhe të sigurisë së qytetarëve, mandej qeveria si dorë e Zotit e shpëton kombin me anë ligjesh dhe vendimesh “të kërkuara nga populli” dhe që paguhen me kufizimin e lirive të veta demokratike.
- Populli duhet përgatitur vijimisht për më të keqen.
Për këtë: Mekanizmat e “propagandës së bardhë” (zyrtare, të kontrolluar tërësisht nga qeveria), të “propagandës gri” (pjesërisht të kontrolluar) dhe të “propagandës së zezë” (jashtë çdo kontrolli) duhet të promovojnë imazhin e një qeverie orë e çast të preokupuar për përmirësimin e kushteve gjithnjë më të zymta të së ardhmes. Politikat antipopullore lypsen aplikuar shkallë-shkallë, për të parandaluar ose zbutur protestat sociale. Në këtë mënyrë e keqja më e madhe bëhet e durueshme, nëse administrohet në “porcione vjetore”, çdo vit nga pak, simbas një programi të paranjoftuar. - Populli duhet të besojë që gjithë sa qeveritë i përgatisin për të jetuar më keq është, po për të mirën e tij.
Për këtë: Të sigurosh qysh më parë mirëkuptimin e popullit për masat ekonomike të rënda në të ardhmen. Njeriu mësohet me idenë që të kapërdijë gjithçka nëse është parapërgatitur jo për “tani”, por për “më vonë”. - Populli duhet katandisur në një gjendje mendore që të mos i lejojë të përkapë lidhjet mes shkaqeve dhe pasojave.
Për këtë: T’u drejtohesh njerëzve sikur të kishin të gjithë një mendim infantil. Në këtë mënyrë i përçon turmat ndaj një lloji të menduari sipërfaqësor, naiv dhe më të gatshëm për intoksikime informacionale. - Populli duhet çmësuar nga të problematizuarit e realitetit dhe duhet mësuar të veprojë nën shtysën e emocioneve.
Për këtë: T’u bësh gjatë gjithë kohës thirrje ndjenjave dhe reagimeve glandulare, pra që lidhen me gjendrat, jo reagimeve të arsyes. Reagimet emocionale janë gjithnjë më lehtësisht të manipulueshme. - Populli duhet mësuar me kënaqësira çmimlira, që t’ia zënë kohën dhe ta çmotivojnë në mbërritjen e idealeve më të larta.
Për këtë: Një sistem arsimor i korruptuar dhe jofunksional është instrumenti ideal për t’i mbajtur qytetarët në padije dhe për të manipuluar opinionet kolektive si të ta dojë qejfi. - Populli nuk duhet të ketë në mjetet e informimit qasje të plotë, të saktë, korrekte dhe objektive.
Për këtë: Të inkurajosh financiarisht ato mjete komunikimi masiv që e budallallepsin publikun dhe e mbajnë të lidhur me emisione dhe seriale vulgare, duke ia tërhequr vëmendjen për poshtë. - Popullit i duhet induktuar fryma e turmës.
Për këtë: Të stimulosh ndjenjën individuale të fajit (“fajin e ka filani ose fisteku”, – A.P), të fatalitetit (“ky vend nuk bëhet”, – A.P.), të pafuqisë (“Shqipëri… nuk të kuptova asnjëherë”, – A.P.) etj. Personat që nuk e kanë më impulsin e të revoltuarit shndërrohen në turmë dhe bëhen lehtësisht të kontrollueshëm. - Populli nuk duhet të besojë në ekzistimin e strategjive dhe mjeteve zyrtare të manipulimit.
Për këtë: Të shtiesh në punë të tëra arritjet shkencore për të njohur pikat e dobëta të psikologjisë së individit dhe të turmave. Njëkohësisht t’i diskreditosh këto njohuri me anë të mass-mediave në mënyrë që populli të mos besojë në mjetet dhe strategjitë shtetërore të manipulimit.
Noam Chomsky (1924-) është sot gjuhëtar amerikan me emër botëror, profesor i merituar në Massachusetts Institute of Technology (MIT). Përpos mediave akademike, Chomsky është fort i njohur në botën mbarë për idetë e tij në fushën politike, posaçërisht lidhur me shkeljen e të drejtave të njeriut, madje edhe brenda Shteteve të Bashkuara, por sidomos në vendet që qeverisen me regjime diktatoriale ose pseudodemokratike. Thuhet se politikisht i përket “së majtës politike” në SHBA. Ka formuluar, në një gjuhë për t’u kuptuar nga të gjithë, rregullat bazë të manipulimit mbi të cilat bazohen pushtetet në krizë legjitimiteti, dhe të cilat ai i quan “10 strategji të diversionit”. Të sintetizuar në atë që mund të quhet “Dekalogu Chomsky”, ndjeva detyrë t’ua bëj të njohur edhe shqiptarëve.
* Shqip, të rishkruara thjesht nga Aurel Plasari (2015)
Chomsky eshte majtist dhe manipulant, sepse kur ai i percakton strategjite me numrin 10 automatikisht eshte rrenc, sepse eshte 10… diçka si zyrtare, po te ishin 11 apo 14 strategji nuk do te tingellonin zyrtare!!!
Pastaj kjo kafshë komuniste ishte kunder çlirimit te Kosoves… ne vitin 1999… deri me sot.
Por Amerika ka vend edhe per kafshe te ndryshme siq eshte Chomsky, Berni Sanders, AOC, Ilhan Omar, Rashida Tlaib… edhe mijera kafshe tjera komuniste, islamike, naciste, fashiste… etj.
LIRIA AMERIKANE.
Komentet janë mbyllur.